FOTO/ Nis me shpejtësi spastrimi i shqiptarëve nga Anglia

Lokalet dhe restorantet e frekuentura nga Shqiptarët në Angli, po i nënshtrohen kontrolleve sistematike në gjetjen e emigrantëve ilegal prej policive lokale dhe agjencisë së kufirit.

Një emigrant shqiptar në qytetin e Donkaster dërgoi këto pamje të një operacioni në një lokal ku po darkonin disa shqiptarë.

“Lokali u mbyll për dy orë. Kush ishte brenda u kontrollua përmes shenjave të gishtërinjve përmes një laptopi që kishin me vete oficerët e emigracionit. Ky ishte kontrolli i tretë brenda pak javëve” tregoi emigranti shqiptarë.

Nga ky kontroll u gjetën dy shqiptarë të cilët ishin pa dokumente. Pasi janë prangosur ata shihen të futen në furgonët e policisë për ti dërguar në qendrën e dëbimeve”.

Emigranti shqiptarë në Donkaster tha për Top Channel se në këtë qytet nuk janë vetëm shqiptarët të cilët jetojnë e punojnë pa dokumente. Kur vjen puna theksoi ai për indianët, kurdët apo edhe të tjerë ata nuk preken.

Për herë të parë prej nënshkrimit të marrëveshjes së ripranimit mes qeverisë shqiptare dhe angleze në Dhjetor 2022, të mërkurën dhe të premten në Rinas u ulën dy avionë me shqiptarë të dëbuar ndryshe nga muajt e shkuar kur mbërrinte vetëm një avion në javë.

Me hyrjen në fuqi të ligjit të ri emigracionit në Angli dy javë më parë nga ku Shqipëria është në listën e vendeve të sigurta tashmë ka nisur dëbimi i shpejtë i atyre që mbërrijnë me gomone.

Pesë shqiptare të mbërritur me gomone të Dielën e shkuar u dëbuan të enjten pa iu marrë në konsideratë asnjë pretendim në azil kërkim.

Sipas qeverisë angleze në 8 muajt e fundit janë dëbuar më shumë se 3.000 shqiptarë mbërritur ilegalisht.

Java e ardhshme pritet të gjejë në Tiranë Robert Jennrick ministër emigracioni në kuadër të një ministeriali të ministrave të brendshëm të vendeve pjesëmarrëse në Procesin e Berlinit. tch

Related Posts

Ja çfarë gjatësie kishte Skënderbeu dhe sa fëmije kishte!

Kristo Frasheri i pyetur nga gazetarja Rudina Xhunga, se Skënderbeu ishte shumë trupmadh. Shpata që ai ka përdorur ka qenë shumë e madhe dhe e gjatë, e…

12 ngjarje të frikshme që kanë ndodhur vërtet, por që nuk mund të shpjegohen!

Ndërsa ne zakonisht mund të gjejmë një arsye për shumicën e gjërave që na ndodhin, ka disa situata që thjesht na lënë të habitur. Falë internetit, disa…

EMRAT/ Kush janë vëllezërit e vrarë në Roskovec, kapet autori

Altin Kuka është autori i vrasjes së dyfishtë në Roskovec. Lavdimir Kurtaj dhe Gramoz Kurtaj kanë mbetur të vrarë ndërsa autori është vetëdorëzuar. Ndërkohë, mësohet se viktimat…

Aksident i rëndë në rrugën e Arbrit, makina bie në humnerë, lëndohen dy 22-vjeçarë

Një aksident i rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte në rrugën e Arbrit. Një automjet i cili po qarkullonte në…

Dhimbje e madhe / Ndahet nga jeta ne moshe te re..!

Të nderuar bashkëvendas, e nderuara familja Emini. Të piklluar sot morëm lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta , Vajza juaj Motra jonë Njomza Emini 💔😢 Për…

Pamje si nëpër filma, dy grupe përleshen mes vete, parkojnë veturat skaj rruge dhe i futen sherrit (Pamje)

Pamje si nëpër filma, dy grupe përleshen mes vete, parkojnë veturat skaj rruge dhe i futen sherrit (Pamje) Një skenë aspak e hijshme është parë në Mazgit…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *