Shkruan Marin Mema
Pak muaj më parë ngritëm fort çështjen e pengesave skandaloze që hasin fëmijët shqiptar për të mësuar gjuhën shqipe në Veles e rrethina, në Maqedoninë e Veriut! Videot prekën shqiptarët kudo.
Sot në gjimnazin “Koço Raçin” në Veles, drejtoria e kësaj shkolle nuk lejon regjistrimin e më shumë se 22 nxënësve shqiptar! 20 nxënës të tjerë janë detyruar sot me polici të largohen! Justifikimi është se vetëm 22 i kanë plotësuar “kriteret”, të tjerët jo! Madje sot janë detyruar të largohen edhe katër profesorë shqiptar siç ata theksojnë! Pra edhe nxënësit e regjistruar 99% të lëndëve (përveç njërës) duhet t’i bëjnë në gjuhën maqedone!
Si mundet kjo situatë ? Çfarë bëjnë shtetarët shqiptar? Përse asnjë reagim nga Ministria e Arsimit që drejtohet nga shqiptarët? Si mund të shkelen të drejtat në këtë formë?
Dhe nuk përfundon këtu…
I mbani mend fëmijët që kërkonin të mësonin shqip në Çashkë, shumë pranë Velesit? Është komunë ku shqiptarët janë shumicë, por pavarësisht kësaj drejtori i shkollës nuk lejon hapjen e paraleleve shqipe. E kuptoni çfarë diskriminimi i hapur? Diskriminim tek të drejtat më themelore dhe askush nga shtetarët nuk merr përgjegjësi!
Unë nuk kam mbrojtur e nuk mbroj asnjë forcë të caktuar politke shqiptare në Maqedoni, por kam qenë e do të jem krah çdo shqiptari të thjesht aty! E drejta e arsimit në gjuhën amë është e drejtë themelore! Nëse politika në Maqedoni nuk reagon, atëherë duhet të reagojë politika në Tiranë menjëherë!
Kam qenë e do të jem krah shqiptarëve të Iliridës! ❤️ Shqiptarët në Veles, Çashkë e kudo nuk duhen lënë vetëm.