Nisi si shaka, historia e dashurisë mes Renatës dhe Indritit: E kishim ndarë mendjen për jo, por…

Nisi si shaka, historia e dashurisë mes Renatës dhe Indritit: E kishim ndarë mendjen për jo, por…

Kur më të rriturit i kaluan në një tavolinë më vete për të biseduar, atyre po ju pëlqente shoqëria e njëri-tjetrit, aq sa orët kishin kaluar pa e kuptuar. Sot, Renata dhe Indriti, janë martuar dhe kanë 3 fëmijë, 2 vajza e 1 djalë. Renata: Është një histori e lezetshme. Filloi në formën e një shakaje, si nga ana e Indritit dhe nga ana ime. Sapo mbarova gjimnazin dhe kisha drejtim për shkollë. Dhe Indriti, duke qenë se ishte në moshë i ri, ishte 25 vjeç, edhe ky nuk dëshironte të njëjtën gjë. Ardit Gjebrea: Nuk donte të lidhej? Renata: Ose të fejohej. Indriti: Të lidhja këmbët. Renata: Kjo histori nis me një burrin e tezes time, i cili i thotë babait të Indritit: “Gjej një nuse për djalin”. Dhe pasi i thotë, vjen dhe tek prindërit e mi dhe i thotë babait tim: “Më kanë thënë për vajzën tënde”. “Jo”, i thotë im atë, “goca ime do shkojë në shkollë”. Isha unë dhe babai, më thotë: “Që këtij mos t’i mbetet hatri, atëherë të shkojmë njëherë, sa mos të ketë prishje qejfi me njëri-tjetrin”. Indriti: Ndërsa unë e kam marrë vesh realisht, ditën që do shkoja. As më kishte thënë gjë babai fare. I them: “Ore nuk do shkojmë gjëkundi, s’kam mend për atë punë”. “Ore i ngel hatri”, thotë, “se i kam thënë po burrit të huaj”. “Mirë”, thashë, “shkojmë”. Renata: U takuam në një lokal. I fshihesha pas një kolone të lokalit për të mos e parë fare sepse e kisha ndarë mendjen për jo. Dhe vjen një moment që më të rritur na thonë: “Ne kemi ardhur për ju. Atëherë dilni takohuni diku tjetër që të jeni më të lirshëm me njëri-tjetrin”. Dalim në një tavolinë, në një cep të lokalit dhe fillojmë muhabetin. Pa e kuptuar, koha fluturonte, i dilnim muhabetit rreth e qark, nga ajo ideja që e kishim për jo, mbase, por edhe muhabeti ishte i lezetshëm. Pa e kuptuar fare, shkoi dy orë e gjysmë, po kapte tre orë muhabet, saqë dhe këta thoshin: “Ore ç’po flasin këta, po ndajnë Shqipërinë?” Duke qenë që na tërhoqi muhabeti nuk thamë as po, as jo, për momentin. Vazhdojmë dy-tre takime dhe bëmë fejesën. Shumë shpejt na erdhi dhe martesa.

Related Posts

Ja çfarë gjatësie kishte Skënderbeu dhe sa fëmije kishte!

Kristo Frasheri i pyetur nga gazetarja Rudina Xhunga, se Skënderbeu ishte shumë trupmadh. Shpata që ai ka përdorur ka qenë shumë e madhe dhe e gjatë, e…

12 ngjarje të frikshme që kanë ndodhur vërtet, por që nuk mund të shpjegohen!

Ndërsa ne zakonisht mund të gjejmë një arsye për shumicën e gjërave që na ndodhin, ka disa situata që thjesht na lënë të habitur. Falë internetit, disa…

EMRAT/ Kush janë vëllezërit e vrarë në Roskovec, kapet autori

Altin Kuka është autori i vrasjes së dyfishtë në Roskovec. Lavdimir Kurtaj dhe Gramoz Kurtaj kanë mbetur të vrarë ndërsa autori është vetëdorëzuar. Ndërkohë, mësohet se viktimat…

Aksident i rëndë në rrugën e Arbrit, makina bie në humnerë, lëndohen dy 22-vjeçarë

Një aksident i rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte në rrugën e Arbrit. Një automjet i cili po qarkullonte në…

Dhimbje e madhe / Ndahet nga jeta ne moshe te re..!

Të nderuar bashkëvendas, e nderuara familja Emini. Të piklluar sot morëm lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta , Vajza juaj Motra jonë Njomza Emini 💔😢 Për…

Pamje si nëpër filma, dy grupe përleshen mes vete, parkojnë veturat skaj rruge dhe i futen sherrit (Pamje)

Pamje si nëpër filma, dy grupe përleshen mes vete, parkojnë veturat skaj rruge dhe i futen sherrit (Pamje) Një skenë aspak e hijshme është parë në Mazgit…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *