Jeta ime e dhimbshme si emigrante

Përshëndetje! Unë që po ju shkruaj jam Amarda, studente në vitin e dytë në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë në Tiranë. Vendosa t’ju shkruaja sepse mes historive të shumta që gjenden në faqet e gazetës tuaj do të doja të ishte edhe e imja.

Pasi mbarova vitin e parë në një gjimnaz të Tiranës, me mbështetjen e disa të afërmve të mi që jetonin në Francë fillova përpjekjet për të vazhduar vitin e dytë dhe të tretë të gjimnazit atje. Ishte shumë e vështirë sepse do të udhëtoja vetëm dhe mbi të gjitha, kur të shkoja atje, më duhej të gjeja një familje që do më dilte garant për të më mbajtur dy vjet, sepse duke qenë se isha minorene (16 vjeçe), nuk mund të punoja dhe të jetoja më vete. Kushërinjtë e mi nuk kishin mundësi të më mbanin.

Për fatin tim të mirë u gjend një familje që më mori përsipër, por çdo gjë ishte ende e pasigurt deri në momentin e fundit, për shkak të burokracive të shumta që ka në ambasadën tonë dhe zyrës së të huajve atje.

Fillimisht e pata pak të vështirë të ndahesha nga prindërit. Kisha një kujtim të keq nga vëllai im, Olti që u nis për studime të larta në Gjermani dhe u kthye brenda vitit, sepse nuk mundi ta duronte mallin për familjen. Që të vegjël ne kemi qenë shumë të lidhur me njëri-tjetrin dhe i kemi konsideruar prindërit edhe si shokë. Me mamin kam qenë gjithnjë e hapur dhe shoqet ma kanë pasur zili marrëdhënien që kisha ndërtuar me të. Flisja për problemet e mia, për lidhjen time me një djalë që e doja shumë dhe ajo më këshillonte pa atë mentalitet të vjetër që sundon pothuajse te të gjithë prindërit e bashkëmoshatarëve të mi. E dija që diskutimet, debatet dhe këshillat e saj do të më mungonin shumë. Edhe me tim atë kisha ndërtuar një marrëdhënie si shoqja me shokun dhe sigurisht që do të më merrte malli shumë edhe për të. Po ashtu, do ta kisha të vështirë ndarjen edhe me dy tezet e mia që më kanë rritur, me dajën dhe vajzën e dajës, Elën. Kish
a ndonjëherë frikë se mos më ndodhte edhe mua si Oltit, por i jepja zemër vetes se do t’ia dilja mbanë edhe vetëm.

Do të përpiqesha t’i ruaja me fanatizëm kujtimet e mia… Do kujtoja rrugët e Tiranës, që edhe pse të paasfaltuara e gropa-gropa do të ishin të vetmet rrugë mbi të cilat do ecja lirshëm. Do të kujtoja pemët, shëtitjet nga liqeni me familjen qëkur kam qenë e vogël. Do të merrja me vete fotografitë me miqtë e mi të ngushtë. Mundohesha të gjeja një mrekulli dhe copëz ndjenje te çdo gjë. Edhe tek një gur i heshtur, edhe te një rrugicë me kalldrëm si ato të qytetit tim të lindjes, Krujës. Kështu, duke mbartur me vete çdo kujtim të përshkruar dhe gdhendur hollësishëm në mendjen dhe zemrën time, me një përqafim të ngrohtë me të gjithë dhe veçanërisht me puthjen në ballë të mamasë time unë u nisa drejt një vendi jo dhe aq të njohur për mua. Edhe pse kisha parë dhe lexuar shumë për të, do të ishte ndryshe kur të shkelja në të me këmbët e mia.

Mbërrita atje dhe në aeroport po më priste familja tek e cila do të qëndroja. E mësuar me zakonet tona dhe e entuziazmuar njëkohësisht, i putha dy herë te njëra faqe e dy herë te tjetra, por ato ma zgjatën dorën shumë ftohtë. Ditën tjetër filloi shkolla dhe mësuesit dukeshin shumë të habitur që shihnin një shqiptare normale pa shenja agresiviteti.

Në shkollë filloi ndarja… Femrat bëheshin xheloze për bukurinë time mesdhetare, kurse meshkujt ishin shumë dashamirës me mua. Gjatë gjithë kësaj kohe mbaja lidhje me një djalë që kisha kohë që e njihja këtu në Tiranë dhe me gjithë ofertat e djemve atje, i isha betuar vetes dhe atij për besnikëri të përjetshme. Në përgjithësi, ndonjë që e njihte ndopak Shqipërinë më pyeste nëse këtu zhvillohej akoma luftë civile. Ndonjë mësuese e papërgjegjshme më akuzonte për mbeturinat që hidheshin në klasë në mënyrë të paedukuar (asnjëherë nga unë). Unë përveçse vajta atje për të vazhduar gjimnazin, kisha edhe një detyrë të veçantë: Duhet të prezantoja vendin tim! U mundova ta bëja sa më mirë këtë. Atje, përveç bukurive të pamohueshme të natyrës u përballa edhe me një racizëm ekstremist dhe arrita të kuptoja se në këtë rast, popull me probleme nuk ishte i imi. Dy bashkëshortët që më pritën u munduan të silleshin mirë me mua, por
ndërkohë atyre u duhej të përballeshin me shumë probleme të tjera personale. Me tre vajzat e tyre që jetonin në të njëjtën shtëpi nuk munda të krijoja asnjë lloj marrëdhënieje dhe kjo jo për fajin tim.

Që në momentin e parë që unë bëja prezantimin tim si shqiptare, ndieja një lloj indiferentizmi edhe përçmimi nga francezët, gjë që nuk bëri gjë tjetër, veçse të forconte karakterin tim.

Kur erdhi koha për t’u kthyer isha akoma më e entuziazmuar se kur ika. Do të lija pas një vend që ka qenë ëndërr për mua, por që më la një shije shumë të keqe. Do të shkoja tashmë te vendi ku ëndrrat e mia do të bëheshin realitet. Do të kthehesha në Shqipëri te të afërmit dhe miqtë e mi me një mall të paprovuar më parë.

Ja pra, kjo ishte shumë pak nga ajo çka unë përjetova në një vend të huaj, në rolin e një emigranteje të vogël!

Related Posts

Ja çfarë gjatësie kishte Skënderbeu dhe sa fëmije kishte!

Kristo Frasheri i pyetur nga gazetarja Rudina Xhunga, se Skënderbeu ishte shumë trupmadh. Shpata që ai ka përdorur ka qenë shumë e madhe dhe e gjatë, e…

12 ngjarje të frikshme që kanë ndodhur vërtet, por që nuk mund të shpjegohen!

Ndërsa ne zakonisht mund të gjejmë një arsye për shumicën e gjërave që na ndodhin, ka disa situata që thjesht na lënë të habitur. Falë internetit, disa…

EMRAT/ Kush janë vëllezërit e vrarë në Roskovec, kapet autori

Altin Kuka është autori i vrasjes së dyfishtë në Roskovec. Lavdimir Kurtaj dhe Gramoz Kurtaj kanë mbetur të vrarë ndërsa autori është vetëdorëzuar. Ndërkohë, mësohet se viktimat…

Aksident i rëndë në rrugën e Arbrit, makina bie në humnerë, lëndohen dy 22-vjeçarë

Një aksident i rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte në rrugën e Arbrit. Një automjet i cili po qarkullonte në…

Dhimbje e madhe / Ndahet nga jeta ne moshe te re..!

Të nderuar bashkëvendas, e nderuara familja Emini. Të piklluar sot morëm lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta , Vajza juaj Motra jonë Njomza Emini 💔😢 Për…

Pamje si nëpër filma, dy grupe përleshen mes vete, parkojnë veturat skaj rruge dhe i futen sherrit (Pamje)

Pamje si nëpër filma, dy grupe përleshen mes vete, parkojnë veturat skaj rruge dhe i futen sherrit (Pamje) Një skenë aspak e hijshme është parë në Mazgit…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *