Hidhu një shikim të shpejtë këtyre 4 letrave dhe lëre ndërgjegjien tënde të zgjedhë letrën e preferuar. Mos zgjidh thjesht sepse duhet të zgjedhësh diçka, por përqendrohu në atë që të pëlqen më tepër, sepse vetëm kështu do të mund të lexosh mesazhin e duhur të paqes që të nevojitet për momentin në jetën tënde. Je gati?
Nëse ke zgjedhur:
1. Letrën e lumturisë dhe shpresës
Kjo letër tregon ardhjen e një ndryshimi në jetën tënde. Gjithçka që të ka ndodhur deri tani, ka ndodhur për shkak se ke pasur nevojë të mësosh diçka, të rritesh dhe të bëhesh më i fortë. Tashmë është momenti të besosh se më e mira do të ndodhë dhe ta jetosh jetën me shpresë, sepse koha jote për të shndritur sapo ka nisur. Shumë shpejt do të jesh në gjendje të kalosh gjithë kufijtë dhe të arrish të pamundurën, diçka qëke dashur përherë të bësh, por nuk e ke pasur guximin për ta provuar.
closevolume_off
2. Letrën e paqes
Kjo letër të kujton se nuk je përherë përgjegjës për çfarë të ndodh në jetë, por je plotësisht përgjegjës për mënyrën se si reagon ndaj gjërave që të ndodhin. Inatosja dhe kokëfortësia nuk janë këshilluese të mira. Ka ardhur momenti të marrësh kontrollin e jetës tënde, njësoj si të vendimeve dhe reagimeve të tua. Mësohu se si ta përballosh inatin në dashuri, si ta kalosh kokëfortësinë me argumenta të mira dhe do ta shohësh se si do tëshndërrohesh automatikisht më i lumtur.
3. Letrën e ndershmërisë dhe përgjegjësisë.
Kjo letër dëshiron të të kujtojë se kur ka qenë hera e fundit që ke bërë diçka të mirë për veten tënde. Çfarëje duke bërë sot për të arritur aty ku dëshiron të jesh nesër? Çfarë mund të bësh tni për të qenë versioni mëi mirë i vetes? Je një person i bërë për të krijuar gjëra të mrekullueshme dhe nuk duhet të harrosh se fati yt është nëduart e tua. Ji personi më i fortë që mund të jesh, bëj më të mirën tënde dhe do të shndërrohesh në një forcë tëmadhe që askush s’do të mund të ndalë.
4. Letra e ëndrrave me sy hapur dhe mundësive të reja.
Kjo letër të sugjeron ta shohësh jetën ndryshe, si një fëmijë kurioz që habitet nga një flutur gjithë ngjyra, apo nga një qiell i kaltër. Të gjithë vrapojmë në përditshmërinë tonë dhe mund të humbasim plot gjëra tëmrekullueshme që mund të na ndodhin. Do të kesh shumë mundësi të reja, nëse i lejon ato. Ështëmomenti t’i dallosh shenjat rreth teje, sepse jeta nuk ndalet asnjëherë së të treguari gjërat, për të cilat ke vërtet negojë.