Ndriçim Xhepa është aktor i njohur i skenës dhe ekranit. Një mjeshtër interpretimi dhe mbi të gjitha intelektual me principe europiane.
Ai u zgjodh anëtar i Këshillit Drejtues të RTSH, si një njeri i artit dhe kulturës.
Një muaj pasi u zgjodh nga Kuvendi si anëtar i Këshillit Drejtues të Radio Televizionit Shqiptar, aktori i njohur Ndriçim Xhepa ka dhënë dorëheqjen nga ky post.
Ende nuk dihen arsyet që e kanë shtyrë aktorin e madh të merrte këtë vendim vetëm pak kohë pasi u zgjodh me shumicë votash në parlament.
Më datë 22 mars, me 95 vota pro, asnjë abstenim apo kundër, Ndriçim Xhepa u votua në Kuvend për të qenë anëtar i Këshillit Drejtues të RTSH.
Kryetarja e Komisionit për Edukim dhe Mjetet e Informimit Publik, Flutura Açka, ka shpallur vakancën për anëtar në Këshillin Drejtues të RTSH.
Nuk dihen ende motivet e dorëheqjes së tij, por mundet nisur nga integriteti i lartë i tij, duhet të mos ketë rënë dakort me politikat e drejtimit të RTSH.