Çifti, të cilët kanë qenë bashkë për disa vite, u komentuan shumë për historinë e tyre të dashurisë e po ashtu edhe për marrëdhënien toksike.
Megjithatë, bukuroshja shqiptare së fundmi ka zbuluar se Mërgimi e ka tradhtuar me shoqen e saj të ngushtë, me të cilën është martuar tani.
Në rrëfimin e bërë më parë, Vesa u shpreh që Berisha bënte jetë të shfrenuar dhe se e priste në shtëpi deri në orët e hershme të mëngjesit.Tri vite lidhje, rreth dy vite fejesë, kemi jetuar bashkë për një vjet e gjysmë dhe më nxori nga shtëpia dy muaj para dasmës, sepse faktet ishin shumë të rënda për të. 3 javë pasi marrëdhënia e jonë mori fund, njerëzit e panë me një person të ri dhe tash ai e ka shfaqur këtë hapur në rrjetet sociale. Të lutem, më lër të qetë”, ishte shprehur modelja nga Kosova.
Sulmuesi i Hoffenheim u martua me Edona Rudakun në maj.
“Zemrën e kam shumë të thyer, por vuajta kalon. U tradhtova nga ish i fejuari im, me shoqen e ngushtë. Shokët mi hapën sytë. Një miku im i ngushtë, prej fillimit më tha “Vesë jo”, unë në kokën time, mendoja se ajo ma do të mirën. Por nuk ishte e vërtetë, ajo ka dashur të kishte jetën time, si private, në publik, në lidhje, marrëdhënien me familjen time. Fillimisht mendova se bërë ishte shumë keq që u ndamë, fillimi është shumë keq për çdo njeri. Por tani kam kuptuar se kush më do dhe më vlerëson. E kisha falur atë për të mirën time, por s’do e kisha harruar kurrë”,- tha Vesa.