PANAMA- Modelja e famshme panameze, Gracie Bon, u bë virale disa muaj më parë pasi kërkoi në rrjetet sociale që sediljet në avion të jenë më të mëdha, sepse ajo nuk përshtatet në to. Paaftësia e saj për të lidhur rripin e sigurimit në një avion për shkak të të pasmeve të saj shkaktoi një sërë reflektimesh.
Por me kalimin e kohës ajo pa që linjat ajrore nuk po e zgjidhin problemin, dhe bleu një avion për vete që të mund të udhëtonte e qetë. “Sapo bleva avionin tim të parë. Linjat ajrore nuk do t’i bëjnë vendet e tyre më të mëdha, kështu që vendosa t’i marr gjërat nën kontroll,” shkroi Gracie Bon.
Ajo shtoi: Këtu po eksploroj zgjidhjen time: aeroplanin tim. Mirë se vini në bord. Ky aeroplan është i përsosur për njerëz si unë. Vendet janë të mrekullueshme. Nuk më duhet të blej më bileta avioni.
Bon, e cila ka më shumë se 5.5 milionë ndjekës në Instagram, ku ndan shpesh foto dhe video nga përditshmëria dhe udhëtimet, u bë trend në rrjetet sociale kur u shpreh se nuk është e kënaqur me madhësinë e sediljeve në aeroplan dhe kërkoi që ato të bëhen më të mëdha.