Qëkur Nuredini ishte veçse 1 vjeç, dera e spitalit ka qenë një shtëpi e dytë për të. I prekur nga talasemia, Nuredini sot 12 vjeçar, shkoi dhe doli nëpër spitale prej mëse 1 dekade… derisa së fundmi, një tjetër sprovë e madhe. Një lloj i rrallë i leuçemisë u diagnostifikua tek Nuredini. Nëna e babai i Nuredinit mbetën të shkatërruar nga kjo sprovë.
Në pamundësi për të përballuar kostot e mëdha të kurimit e operimit jashtë shtetit, ata iu drejtuan për ndihmë në këtë muaj të madhëruar të Ramazanit, emisionit “Shqiptarët për Shqiptarët”.
Brenda një kohe rekord, paratë e nevojshme për të gjithë kurimin e Nuredinit u mblodhën falë shqiptarëve bamirës.
Lajmin e mirë për mirësinë e shqiptarëve, nëna e Nuredinit e mësoi përmes Fatmës. Ndiqini këtu momentet prekëse.
https://fb.watch/reSA8i2PIT/