Në këtë edicion të tretë të “Big Brother VIP” janë organizuar dy dasma brenda shtëpisë më të famshme në ShqipëriNë dasmën e parë çift ishte Ilnisa Agolli dhe Meriton Mjekiqi, të cilët kanë krijuar një lidhje dashurie brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Ndërsa në dasmën e dytë, ishin Heidi Baci dhe Romeo Veshaj ata që ‘kurorëzun’ dashurinë e tyre në ‘martesë’.
Kjo dasmë erdhi pasi çifti u rikthye në krahët e njëri-tjetrit, pasi romanca e Heidit dhe Romeos ka patur shumë ulje dhe ngritje.
Por si i kanë pritur banorët këto dy dasma?
Kujtojmë se ‘martesa’ e Ilnisës dhe Meritonin ka shkaktuar shumë debate brenda shtëpisë. Shkak u bë mënyra se si vetë ata vendosën që t’a organizonin dasmën. Çifti vendosi që të përjashtonte dy nga banoret, Vesa Smolica dhe Sara Gjordeni.
Kjo e fundit pas disa debateve që pati me partnerin e saj, vendosi që të ishte e pranishme së bashku me Bardhin.
Nga ana tjetër, ishin të tjerë banorë që refuzuan që të ishin të pranishëm në këtë ceremoni, Fation Kuqari, Erjola Doçi dhe Vesa.
Por jo vetëm kaq, pasi për shkak të debateve që u krijuan në shtëpi, Romeo i cili kishte për të bërë celebrimin, vendosi që të mos e mbante më këtë rol të rëndësishëm. Atë e zëvendësoi Graciano Tagani. Ndërkohë në dasmën e Heidit dhe Romeos ndodhi krejt e kundërta. Banorët kanë nisur festimet një natë para dhe janë zgjuar dje në mëngjes po me këngë dasme.
Çifti nuk përjashtoi asnjë nga gëzimi i tyre, por aktori vendosi që të bënte ftesat për secilin prej tyre. Rolin e celebruesit ia besuan Julian Dedës, me të cilin ata kanë pasur herë pas here debate mjaft të forta. Të gjithë banorët kanë kënduar e kërcyer së bashku, duke lënë mënjanë debatet dhe sherret mes tyre.
PAMJET I KENI KETU!