Pak ditë më parë është mbajtur edicioni i dytë i “Miss Mama” një aktivitet ku morën pjesë 20 zonja nga vende të ndryshme të Shqipërisë dhe Kosovës.
Në studion e “Rreze Dielli” Xhilda Toska organizatore e eventit, 73 vjeçarja Fadile Skëndaj shoqëruesja e dytë, 62 vjeçarja Flora Agolli ekonomiste në profesion, shoqëruese e parë e “Miss Mama” dhe në një lidhje skype nga Zvicra, fituesja e vendit të parë Arsa Sopi ish-mësuese, ndajnë emocionet e pjesëmarrjes në këtë aktivitet, ku me humor rrëfejnë se patën dhe pak xhelozi në ndarjen e çmimeve. Zonjat në studio ndajnë dhe disa histori personale të tyre duke dhënë mesazhe të forta frymëzimi, si rrëfimi prekës i Florës, e cila ka humbur djalin në moshë fare të re, por gjeti forcën për t’u ringritur dhe për të vazhduar jetën me pozitivitet.Hap Pamjet Me Poshte!
“Rreze Dielli”, miqësisht ngrohtë e plot dritë vjen çdo ditë, nga e hëna në të premte, ora 9:00.
Për rreth dy orë, ju shoqërojmë me receta të shijshme, si dhe me miqtë e ditës që kanë histori për të treguar a këshilla për të ndarë. Kthim pas në kohë dhe zhytje mes kujtimesh në rubrikën nostalgji. Një ftesë e përditshme nga “Rreze Dielli”, që nuk duhet humbur, për një nisje të ditës plot emocione dhe buzëqeshje!
Televizioni Report TV është një nga televizionet informative më profesionalë dhe të pavarur në panoramën mediatike shqiptare. Lajmi i fundit, ekskluzive, aktualitet, sociale, ekonomi, kulture, sport, lajme nga vendi rajoni dhe bota.