Princi në rrezik! ‘Ulkonja’ Elia Zaharia po shqyen pasurinë e Zogollit. Skraparllesha e vuajtur Celibashi ëndërron mes thikave princin e kaltër. Dajak, sakrifica dashurie dhe intriga në pallatin mbretnor të pushtuar nga Zahariat

Populli anglez është shqetësuar shumë ditët e fundit për princeshën e Uellsit, Kate Middleton për shkak të disa fotove që tregojnë një shenjë të madhe dhe misterioze në anën e majtë të kokës së saj. Po sikur të jetë tumor? Buckingham Palace qetësoi anglezët e mbarë botën, duke thënë “Kate gëzon shëndet të plotë. Shenja është një operacion që Kate ka bërë në fëmijëri”.


Populli shqiptar, në ankth prej lajmeve që vijnë nga oborri ynë mbretëror, dje mbajti frymën në Gjykatën Civile të Tiranës. Princi Leka II dhe Princesha Elia, akuzuan njëri- tjetrin ligjërisht për dhunë e rrahje. Pjesë e sherrit, pale e gjyqit u bë edhe babai i princeshës, Gjergj Zaharia.

Gjykata prezantoi palët, gjeneralitetet? Leka II Lekë Zogu, lindur në Johanesburg me 26 Mars 1982. Elia Gjergj Zogu, lindur në Tiranë më 8 Shkurt 1983. Gjergj Polikron Zaharia, 72 vjeç, katrastërnip i Lekë Zaharisë, ky i vrarë në 1445 nga Lekë Dukagjini. Avokat i princit, vetë A.R i Studios Ligjore “Fatmir Braka me shokë”. Pompoz dhe serioz në mbrojtje të Princit Leka II, nga dhuna e Zahariave XXI.

Gjykata dha urdhër mbrojtje një vit pro princit, kundër Gjergj Zaharisë. Imagjinohet se, gjykata ka parë prova se si Gjergji e ka dhunuar Lekën, aq sa princi ka nevojë të mbrohet nga ligji. Për princeshën Elia gjykata po shqyrton ende provat…

“Ohh!”, dëgjohej teksa ankohej në videon që pushtoi rrjetin, Princ Leka II. Ofshante princi, kur shtyhej dhe ndukej prej krahu nga princeshë Elia. Video ngjarja tregon shumë pak. Dëshmitarë të pranishëm në barin pranë Kinema Millenium, tregojnë për një skenë përrallash që filloi brenda oborrit mbretëror dhe përfundoi jashtë në rrugë. Vazhdimi i video ngjarjes. Princesha Elia e mori para me “hu” Princin Leka që nga Kinema Millenium, nëpër pedonale, dhe e përfundoi inatin tek Ministria e Brendshme. Okularët dëshmojnë se, Princi u shkep në dru e të shara nga princesha…klithte teksa ikte me nxitim “Ohh, Ahh, mos kështu Elia”, ndërsa princesha fut e bjer “U bëre ti rbq të shash babain tim që t’ka majt me buk..!”. Në fund ajo Princit i tha: “Mos të t’shoh më te shpia, pallosh..!”

Atë çast, kur pa nipin trashëgimtar, t’ia fuste vrapit në mes të pazarit, për të shpëtuar nga druri i Zahariave, Mbreti i Shqiptarëve Zogu I, u përpoq të çohet mbi eshtrat e tij në mauzoleumin e Tiranës, por nuk mundi. Princi megjithëse kollovar politik në titull e kurorë, e ka pronë të tijën shtëpinë në Rr. Murat Toptani, Nr. 6, Pallatin mbretnor të pushtuar nga Zahariat. Aty ku mbretërojnë e banojnë prej disa vitesh Amos, Yllka, Gjergji dhe Princesha Elia. Nga aty Princ Leka është “përzënë” prej mëse një viti. Jeton me qera, pasi “ka lënë pallatin dhe fronin për dashurinë”.

Në tetor 2016, Mbretëresha Sofia e Spanjës, Princesha Lalla Salma e Marokut, Princi i Luksemburgut erdhën në dasmën e mbretërorëve të Shqipërisë, kur Elia Zaharia u pagëzua, me emrin Princeshë Elia Zogu. Dasma përfundoi pas pak vitesh, me sharje & rrahje alla shqiptare…Në mars 2024, përralla me princa dhe princesha që flasin shqip mbaroi. Filloi “dajaku” ligjor.

Leka II i Lekës së Ahmet Zogut, ka shumë prona dhe vetëm një trashëgimtare, vajzën 3 vjeçare Geraldina. Pallati mbretëror i Zogollëve, ish “Ish-Pallati i Pionerëve” që rriti e përcolli dhjetra breza artistësh dhe talentet brenda tyre, u kthye për pak vite në një fjetore me oborr buzë kinemasë. Aty ku shëtisnin disa qen, banonin edhe ca shqiptarë të zakonshëm gjaknxehtë, bashkë me nje princ “afrikan” pa gjak dhe pa ngjyrë.

Ato mure që dëgjuan dikur “Luan Zhegun” e parë, Ardit Gjebrenë minoren, Motrat e vogla Libohova, ndjenë duetin e Zahariave me Zogollin e fundit, deri sa ai dueti përfundoi në duel.

“Princeshës” Elia, nuk i mjaftoi Pallati i ëndrrave të çdo vajze të thjeshtë për aq vite, sa jetoi aty, bashkë me Princin e Kaltër dhe vëllanë, mamanë, babanë, me mazhordomë, shërbëtorë, qen e mace plot, por donte më shumë. Donte gjithçka, të tërën. Tek godina modern shumë katëshe, prapa ish Hotel “Dajti” në Tiranë, Elia mori nga Princi me noter, një apartament 300 m2, një dyqan dhe një garazh, të gjitha rreth 2 milion Euro vlerë. Shumë pak për një princeshë të rritur në një apartament 2 + 1 në Tiranë dhe të shkolluar në Francë.

Fotografe Blerta? Sebepi i ndarjes? Pretendetja për princeshë zonjusha Celibashi, ka lindur në Therepel të Skraparit. Jeta e vështirë e vendlindjes malore, e ka stërvitur më shumë Blertën se sa Elian, si të përballojë betejat për të fituar Princa dhe Pallate mbretërorë. Skraparllesha 25 vjeçare po “fotografon” situatën, për t’u futur edhe ajo fort në lojën e tavës “mbretërore”, aty ku kanë nxjerrë thikat dhe shpatat, Zahariat, avokatët, legalistët, oligarkët. Princi Leka II, po sheh me ankth sulmin që po i bëhet mbretërisë, prej Republikës së Zaharisë! Dikush duhet ta shpëtojë. Jo princin, por përrallën e bukur me “princ të kaltër”, ëndrrën e çdo vajze që nuk e ka gjetur ende atë.

Related Posts

Ja çfarë gjatësie kishte Skënderbeu dhe sa fëmije kishte!

Kristo Frasheri i pyetur nga gazetarja Rudina Xhunga, se Skënderbeu ishte shumë trupmadh. Shpata që ai ka përdorur ka qenë shumë e madhe dhe e gjatë, e…

12 ngjarje të frikshme që kanë ndodhur vërtet, por që nuk mund të shpjegohen!

Ndërsa ne zakonisht mund të gjejmë një arsye për shumicën e gjërave që na ndodhin, ka disa situata që thjesht na lënë të habitur. Falë internetit, disa…

EMRAT/ Kush janë vëllezërit e vrarë në Roskovec, kapet autori

Altin Kuka është autori i vrasjes së dyfishtë në Roskovec. Lavdimir Kurtaj dhe Gramoz Kurtaj kanë mbetur të vrarë ndërsa autori është vetëdorëzuar. Ndërkohë, mësohet se viktimat…

Aksident i rëndë në rrugën e Arbrit, makina bie në humnerë, lëndohen dy 22-vjeçarë

Një aksident i rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte në rrugën e Arbrit. Një automjet i cili po qarkullonte në…

Dhimbje e madhe / Ndahet nga jeta ne moshe te re..!

Të nderuar bashkëvendas, e nderuara familja Emini. Të piklluar sot morëm lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta , Vajza juaj Motra jonë Njomza Emini 💔😢 Për…

Pamje si nëpër filma, dy grupe përleshen mes vete, parkojnë veturat skaj rruge dhe i futen sherrit (Pamje)

Pamje si nëpër filma, dy grupe përleshen mes vete, parkojnë veturat skaj rruge dhe i futen sherrit (Pamje) Një skenë aspak e hijshme është parë në Mazgit…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *