Perpiqen te argumentojne, e s’ja gjej dot aresyen e aresyes, por nuk mberrijne te nxjerrin askund se VOJSAVA KASTRIOTI ishte sllave (madje shkojne deri aty sa ne emer te neo-internacionalizmit ballkanik te deklarojne se ishte serbe).
Jepen si argument emrat ortodokse (jo etnike: qe mund ti kete kushdo serb, arber, grek a bullgar) kundrejt atyre arberore (etnike: si Ghin, Ghon, Deda, etj. qe normal jane shume te pakte) dhe luajne pa kokeçarje me nje marifet te tille feminor.
Barleti nuk thote askund e ne asnje rresht se Vojsava eshte sllave; thjesht eshte i pari qe e ze n’goje si te bijen e princit te Tribaleve… kaq.
Me pas eshte Gjon Muzaka i cili e permend i pari me emer e mbiemer si Vojsava Tribalda e cila vinte nga nje dere e fisme, por pa ndaluar ne perkatesine etnike te saj, sikurse dhe Barleti, pasi edhe per te nuk paraqiste ndonje veçanti.
E nderkaq, eshte po Muzaka qe ne “Kroniken” e tij, kur flet per Vrana Kontin, i cili kishte gjak Muzakajsh nga e ema, e quan ate markez te Tribaldeve; te nje gjindjeje pra minimalisht me perzjerje te forte arberoresh.
E sikur kaq te mos mjaftonte, G. Von Hahn ne “Studimet” e tij, ne dijeni te shteses gjenealogjike te Kostandin Muzakes, i meshon faktit se Vojsava, bije e fisnikut Monçini e zot i Pollogut, eshte me gjak nga te Muzakajve – gje qe mbeshtetet edhe nga Babingeri.
Historite dhe historianet e mepasshem, nen frymen e ndihmes qe u jepeshin popujve sllave per shkeputje nga Perandoria Osmane, ushqyen idete pansllaviste por pa filtrin e nevojshem kritik, e ndofta pa dashje, ne kurriz te nje populli qe ende nuk e konsideronte kush, kur dihet se zoterinjte sllave u zhduken si kripa ne uje nga territoret arberore pas vdekjes se S. Dushanit. Ne rremujen qe pasoi, dinamika e Gropajve, Muzakajve, Araniteve etj ne ate zone, eshte sot veshtiresisht e ndjekeshme, sikunder edhe ajo e vijimesise aty te pushteteve te Brankoviçeve apo bujareve bullgare (fundi i shek XIV).
Sa i takon tribaleve, fisit te lashte ilir, pa u futur ne hollesirat e periudhes greko-romake, ata vijojne ne Mesjete te permenden nga Stefan Bizantini ende si “ilire” (shek VI e.s.); dmth pak para vendosjes se sllaveve ne territoret e Ballkanit jug-perendimor.
Si ne shek VI te Stefanit, ne ate te XIV te Monçinit, dhe sot ne shek XXI tonin, çka mbetet, eshte fakti se Pollogu, banuar vijimisht nga arberoret, e here nga perzjerje arbano-sllave, u ka lene trashegim shqiptareve kujtimin e nje gruaje te hireshme: dibranen Vojsava Tribalda-Kastriotin. Nese kete e mëtojne edhe sllavet (bullgare, serbe e boshnjake), per shkak te mungeses se burimeve absolute mbi etnicitetin e saj, jane te lire ta bejne e ta ribejne, por nuk besoj se u duhet ndihma jone per kete.
…
P.S. – sa i takon O. Schmidtit, dihet se ai nuk sjell asgje origjinale, perveçse perserit tezat e serbit B. Petrovski.
P.P.S. – ne gravure, Vojsava shtatzane me Gjergjin – nga J. Breu II, 1533, Gjermani.