Në kuadër të procesit të rienergjizimit të Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama i ka dorëzuar personalisht kartën e re të antarësisë një zonje që më 7 mars mbushi 100 vjeç.
Rama shkoi në shtëpinë e 100 vjeçares dhe i dorëzoi kartën me numrin 001, pra anëtarja e parë e Partisë Socialiste.
Pjesë nga biseda e kryeministrit në shtëpinë e të moshuarës në Lushnjë:
Rama: Ku e kemi atë socialisten numër 1? Të kam sjellë lule, u bëre 100 vjeç më 7 mars. Edhe 100 partisë tonë! Si je?
E moshuara: Shtyhem
Rama: Po të shtyheshin si ti kta të rinjtë, do bënin më shumë. Të kam sjellë edhe kartën e anëtarësisë dhe je numri 001, je e para
E moshuara: Faleminderit, të keni gjithmonë ndere kudo të jeni
Rama: E kisha merak të vija ta jepja vetë kartën. Thashë do shkoj t’ja jap kartën në shtëpi. Se për ju nuk kisha ardhur. 100 vjeçe është pararoja e PS-së.
Gjithashtu, kryeministri i dorëzoi kartën e anëtarësisë edhe një nxënësje e cila mbushi 16 vjeç, duke u bërë anëtarja më e re në moshë e PS-së.
https://fb.watch/qRVRAqNsla/