Vaksina e fruthit ka lidhje me autizmin? / Mjeku Alimehmeti: Nëse do të ishte e vërtetë…

Fruthi rikthehet në Shqipëri! Ky informacion u konfirmua nga Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Eugena Tomini, e cila tha se në total janë 11 raste të konfirmuara nga ISHP dhe një rast i konfirmuar nga një laborator tjetër. Futja e fruthit në vendin tonë vjen pas alarmit të dhënë nga Organizata Botërore e Shëndetësisë se në gjithë Evropën po rriten rastet me fruth.

Tema e kësaj të enjteje, në emisionin “Shije Shtëpie” në Tv Klan, kishte të bënte pikërisht me këtë sëmundje ngjitëse. Epidemiologu Ilir Alimehmeti, i cili ndodhej në studio, bëri një thirrje për sa i përket njerëzve që mendojnë se vaksinat kundër fruthit, shkaktojnë autizëm.

Ai u shpreh se arsyeja pse autizmi është në rritje, ka të bëjë me ndotjen ambientale dhe jo me vaksinat. Sipas tij, nëse kjo do të ishte e vërtetë, rënia e vaksinave do të ishte e barabartë me uljen e autizmit.

Ilir Alimehmeti: Tani mos të bëhem teknik unë, do i thërrasim logjikës së ftohtë? I gjithë brezi jonë këtë vaksinë e ka bërë. Sa ka qenë prevalenca e autizmit në brezin tonë? Ne e kemi bërë të gjithë. Një element. I dyti element, prevalenca e vaksinës, është më e lartë në zonat rurale se në zonat urbane. Autizmin e shohim në të kundërtën; është më shumë në zonat urbane sesa në zonat rurale. Dhe e treta, më e rëndësishmja, në qoftë se kjo do të ishte e vërtetë, që kjo vaksinë shkakton autizmin, kjo rënia e madhe e vaksinimit, duhet të shoqërohej me rënie të autizmit, kjo është logjika. Ndërkohë autizmin e kemi në rritje. Do të thotë që këtu nuk kemi absolutisht asnjë lidhje. E vërteta e autizmit është ndotja, ndotja ambientale.

Kjo është arsyeja pse është në zonat urbane, kjo është arsyeja pse po rritet tani, industrializimi, gjithë ai smog. Fatkeqësisht, ndotjen e zinxhirit ushqimor ne nuk jemi në gjendje ta studiojmë. Kur them ne, them shkenca. Dimë diçka mbi ajrin, dimë diçka mbi ujin, pak më e vështirë mbi dheun, por zinxhirin ushqimor e kemi shumë të vështirë, por të gjitha studimet po çojnë atje. Është tek ndotja! Mos t’i heqim fëmijës një mbrojtje të madhe, që e dimë shumë qartë që s’ka asnjë lidhje, ndërkohë që kemi këtë problemin tjetër. Por derisa ne t’i hyjmë në themel dhe ta gjejmë tamam, e të kuptojmë, mos të humbim këtë. Ky është ai ndërgjegjësimi, ky është ai informimi që ne duhet të japim. Logjikë e thjesht, vaksinat bien, autizmi shtohet./ Tv Klan

Related Posts

Ja çfarë gjatësie kishte Skënderbeu dhe sa fëmije kishte!

Kristo Frasheri i pyetur nga gazetarja Rudina Xhunga, se Skënderbeu ishte shumë trupmadh. Shpata që ai ka përdorur ka qenë shumë e madhe dhe e gjatë, e…

12 ngjarje të frikshme që kanë ndodhur vërtet, por që nuk mund të shpjegohen!

Ndërsa ne zakonisht mund të gjejmë një arsye për shumicën e gjërave që na ndodhin, ka disa situata që thjesht na lënë të habitur. Falë internetit, disa…

EMRAT/ Kush janë vëllezërit e vrarë në Roskovec, kapet autori

Altin Kuka është autori i vrasjes së dyfishtë në Roskovec. Lavdimir Kurtaj dhe Gramoz Kurtaj kanë mbetur të vrarë ndërsa autori është vetëdorëzuar. Ndërkohë, mësohet se viktimat…

Aksident i rëndë në rrugën e Arbrit, makina bie në humnerë, lëndohen dy 22-vjeçarë

Një aksident i rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte në rrugën e Arbrit. Një automjet i cili po qarkullonte në…

Dhimbje e madhe / Ndahet nga jeta ne moshe te re..!

Të nderuar bashkëvendas, e nderuara familja Emini. Të piklluar sot morëm lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta , Vajza juaj Motra jonë Njomza Emini 💔😢 Për…

Pamje si nëpër filma, dy grupe përleshen mes vete, parkojnë veturat skaj rruge dhe i futen sherrit (Pamje)

Pamje si nëpër filma, dy grupe përleshen mes vete, parkojnë veturat skaj rruge dhe i futen sherrit (Pamje) Një skenë aspak e hijshme është parë në Mazgit…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *