Një ndër protagonistet e Big Brother Vip në Shqipëri, aktorja shqiptare Egla Ceno, ka treguar se kur ishte në moshë të re i kanë kërkuar favore seksuale në këmbim të një vendi pune.
Pyetjes “a të ka kërkuar ndonjëherë favor seksual shefi?” në sfidën e “Thuaje ose Pije”, Egla u përgjigj duke treguar se kur sapo kishte mbaruar akademinë, punëdhënësi i vendit që ajo shkoi për të kërkuar punë,në mënyrë të drejtpërdrejtë i ka kërkuar favore seksuale.
“PO KËRKOJA PUNË NËPËR TIRANË DHE SHKOJ TE PIRAMIDA QË ISHTE ‘TOP ALBANIA RADIO’ DHE PUNONTE NJË PERSON QË SOT E SHFAQ FYTYRËN E VET NË NJË TELEVIZION TJETËR BASHKË ME NJË KOLEGUN TIM. NË KËRKESËN TIME PËR PUNËN AI THA “PO VARET”, KA QENË SHUMË I DREJTPËRDREJTË. KAM IKUR NGA SYTË-KËMBËT E TIJ SEPSE ISHA SHUMË E VOGËL, SAPO KISHA MBARUAR AKADEMINË. KËTA MESA DUKET MJAFTON QË TË JESH FEMËR DHE E PROVOJNË.”- TREGOI AKTORJA.