Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së mërkurës një nga fenomenet sociale më delikate, atë të “burrave me shumë gra”.
Megjithëse kohët e fundit është ndërmarrë një nismë ligjore, ku burrat/gratë që bashkëjetojnë me shumë partnerë të dënohen penalisht, në gjithë Shqipërinë ka me mijëra bashkëjetesa të tilla.
Në redaksinë e Fiksit u ankua një 50-vjeçare në Dibër, e cila prej 22 vitesh ndan të njëjtin burrë me një partnere tjetër. Ajo thotë se familjarët e tij e bullizojnë dhe e ofendojnë, duke i hapur profile false në rrjete sociale.
Ndërkohë, ka kontaktuar disa herë policinë e Peshkopisë, por nuk ia kanë zgjidhur këtë problematikë. Pas interesimit të Fiksit, oficeri i policisë i mban kallëzim qytetares për të gjithë profilet false që i kanë hapur.
Qytetarja thotë se është e divorcuar dhe ka 2 fëmijë nga martesa e parë.
“KAM 22 VITE BASHKËJETESË ME KËTË PERSON. FILLIMISHT NUK E KAM DITUR QË KA QENË I MARTUAR. MË PAS E MËSOVA DHE TË DYJA FAMILJET E KANË DITUR. NUK KEMI PASUR ASNJËHERË PROBLEME DHE KEMI PRANUAR FATIN TONË” THOTË QYTETARJA.
Ajo shpjegon se pas shumë vitesh bashkëjetesë, kanë sjellë në jetë 1 vajzë, e cila sot është 10 vjeçe.
“KEMI QENË NË NJË LAGJE TJETËR DHE TANI KEMI SHTËPITË PRANË NJËRI-TJETRIT. ME GRUAN E TIJ NUK KEMI PASUR PROBLEME DHE KONFLIKTE. DISA MUAJ MË PARË, NË 2023, KANË FILLUAR PROBLEMET E PARA. MË KANË HAPUR DISA PROFILE FALSE NË ‘INSTAGRAM’ ME FOTOGRAFINË DHE EMRIN TIM. MË ETIKETOJNË SI FEMËR E PËRDALË DHE ME OFENDOJNË”, THOTË 50-VJEÇARJA.
Fiksi e pyeti se ndaj kujt dyshon se mund të ketë hapur këto profile false, ku bullizohet dhe ofendohet.
“DYSHOJ SE MUND TË MA KETË BËRË DJALI I BASHKËJETUESIT I CILI MBUSH 22 VJEÇ. PËRVEÇ MEJE I SHKRUAN DHE VAJZËS TIME TË MADHE, E MARTUAR. TANI MË SHQETËSOJNË FËMIJËT” THOTË AJO, NDËRSA TREGON SE KA SHKUAR DISA HERË NË POLICINË E DIBRËS, POR S’KA MARRË ZGJIDHJE.
“KAM SHKUAR TE POLICIA E DIBRËS, FILLIMISHT NËPËRMJET NJË PERSONI TË NJOHUR. MË THANË DO T’I VERIFIKOJNË DHE NUK HETUAN ASNJË GJË. KAM SHKUAR NË NËNTOR 2023 DHE ASNJË GJË NUK NDODHI. ATO FAQE NË ‘INSTAGRAM’ HERË JANË AKTIVE. HERË MBYLLEN PËRKOHËSISHT, POR HAPEN SËRISH DHE POLICIA NUK I GJEN AUTORËT. KAM SHKUAR EDHE PARA 1 JAVE NË POLICI, KU KAM TREGUAR TË GJITHA DETAJET E HAPJES SË KËTYRE FAQEVE. JANË EDHE BISEDA KU MË SHAJNË DHE MË ETIKETOJNË SI TË PËRDALË. POR SËRISH NUK KANË MARRË ASNJË MASË PËR IDENTIFIKIMIN E PERSONAVE QË I HAPIN DHE AS PËR MBYLLJEN E TYRE”, VIJON DENONCUESJA.
Pas ankesës, ajo shkon në Policinë e Dibrës, ku takon oficerin që merret me sulmet kibernetike. I tregon sërish gjithçka, madje edhe bisedat dhe faqet e reja që janë hapur. Oficeri i thotë se “tani ke elemente dhe duhen verifikuar”. Ai i thotë se do të presësh pak dhe më pas do të bëjnë skanimin e telefonit. Gazetarët e Fiks Fare kontaktojnë me oficerin Ramiz Alia, duke e pyetur se përse nuk e kanë hetuar më përpara. Ai përgjigjet se “zonja ka ardhur sot dhe është në ambientet e policisë”.
Fiksi e pyet se përse u la kaq gjatë, duke sjellë degradimin e situatës dhe gjendjen e vështirë emocionale dhe psikologjike të denoncueses.
“SOT KA FAKTE, HERËT E TJERA KA ARDHUR, POR NUK KA BËRË DENONCIM”, POHON AI, NDËRKOHË QË QYTETARJA POHON SE POLICIA NUK I KA MBAJTUR DENONCIMIN.
Vetëm pas interesimit të Fiksit, Policia e Dibrës i merr denoncimin dhe fillon hetimet për këtë rast.
“UNË KËRKOJ TË GJENDET AUTORI. MUND TA FAL EDHE PËR SHKAK TË BASHKËJETUESIT. KËRKOJ VETËM QË TË JETOJ E QETË, BASHKË ME VAJZËN TIME QË E RRIS VETË. PUNOJ NË SHTET DHE TË GJITHË MË NJOHIN. AJO QË ËSHTË BËRË ËSHTË BËRË, KA 22 VJET DHE ASKUSH S’E ZHBËN DOT MË. POR, MOS TË MË OFENDOJNË DHE BULLIZOJNË, SEPSE ËSHTË SHUMË E RËNDË”, PËRFUNDON DENONCUESJA.