E dhimbshme /Rrëfimi i nënës për djalin e saj me autizëm: Më rreh por do ta duroj, e kam evlat

Përgjatë këtyre 14 viteve ato janë përballur me varfërinë. Shpesh, u është dashur të gjejnë ushqim edhe në koshat e mbeturinave.

Agime Sulejmani përpiqet të sigurojë të ardhura duke punuar në bujqësi, serat e banorëve, apo çdo lloj alternative tjetër që mund të gjejë në fshatin Kosmaç.

Me rritjen e djalit, sëmundja e tij ka avancuar duke e kthyer atë në një dhunues të nënës së tij. E ëma e mirëkupton dhe duron. Ajo ka vetëm një dëshirë: të mos ndahet nga i biri.

‘Ka nerva te medha shperthen dyert nuk kam cfare ti bej vetem gjilperen. Dhuna, e kam evlad do ta duroj….Me rreh e gati sa nuk me bie te fiket jeta e zorshme po ska me keq se kur te rrah evladi, por nuk e ka prej qefi as ky e ka prej halli se nuk ka gje ne koke’ u shpreh Agime Sulejmani, nëna.

Krizat e tij janë të papërballueshme për këdo. E vetmja mënyrë për ta qetësuar është ta dërgojnë në urgjencë dhe të bëjë një gjilpërë e cila ka kosto dhe rëndon në buxhetin e Agimes.

‘E çoj në Shkodër për të bërë gjilpërën për ta qetësuar, askush nuk e përballon ka nerva te mëdha. Gjilpëra që i bej kushton 40 mije leke, për tu qetësuar, 2 here ne muaj gjilpëra’ u shpreh Agime Sulejmani, nëna.

‘Kur nuk marrin aspak terapi situata është shumë e rënduar dhe nëse themi a mund të qëndrojnë këta në familje, pyetja është sikur ke një zgjedhje tjetër, nuk anë çfarë bëjnë do ti mbajnë aty se nuk ka asnjë qendër rezidenciale apo sistem apo institucion që të mund të kujdeset për ta’ u shpreh psikologja, Denata Toçe.

Agime Sulejmani ka vendosur të durojë dhunën e djalit, por sipas informacioneve, janë disa raste ku pacientë me diagnoza të ngjashme, mbahen në kushte të vështira duke i izoluar deri edhe me zinxhirë. Kjo zgjidhje, është për të shmangur tragjedi nga dhuna kundrejt familjarëve apo bashkëfshatarëve. Në vendin tonë nuk ka institucione që të mund të përkujdesen për këtë kategori, qendra multifunksionale apo ditore.

https://fb.watch/qmel1hr9gq/

Related Posts

Ja çfarë gjatësie kishte Skënderbeu dhe sa fëmije kishte!

Kristo Frasheri i pyetur nga gazetarja Rudina Xhunga, se Skënderbeu ishte shumë trupmadh. Shpata që ai ka përdorur ka qenë shumë e madhe dhe e gjatë, e…

12 ngjarje të frikshme që kanë ndodhur vërtet, por që nuk mund të shpjegohen!

Ndërsa ne zakonisht mund të gjejmë një arsye për shumicën e gjërave që na ndodhin, ka disa situata që thjesht na lënë të habitur. Falë internetit, disa…

EMRAT/ Kush janë vëllezërit e vrarë në Roskovec, kapet autori

Altin Kuka është autori i vrasjes së dyfishtë në Roskovec. Lavdimir Kurtaj dhe Gramoz Kurtaj kanë mbetur të vrarë ndërsa autori është vetëdorëzuar. Ndërkohë, mësohet se viktimat…

Aksident i rëndë në rrugën e Arbrit, makina bie në humnerë, lëndohen dy 22-vjeçarë

Një aksident i rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte në rrugën e Arbrit. Një automjet i cili po qarkullonte në…

Dhimbje e madhe / Ndahet nga jeta ne moshe te re..!

Të nderuar bashkëvendas, e nderuara familja Emini. Të piklluar sot morëm lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta , Vajza juaj Motra jonë Njomza Emini 💔😢 Për…

Pamje si nëpër filma, dy grupe përleshen mes vete, parkojnë veturat skaj rruge dhe i futen sherrit (Pamje)

Pamje si nëpër filma, dy grupe përleshen mes vete, parkojnë veturat skaj rruge dhe i futen sherrit (Pamje) Një skenë aspak e hijshme është parë në Mazgit…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *