Në një vend të vogël si Shqipëria ,habitesh kur dëgjon për vajza dhe gra të cilat korrin suksese në fusha të cilat janë ende të paeksploruara në vendin tonë, siç mund të jetë ajo e aviacionit.
Prandaj përtej habisë, është e pamundur të mos ndihesh krenar dhe shpresëplotë për horizonte të reja zhvillimi dhe emancipimi që në fund të ditës janë shembuj konkret, si historia që do ju tregojmë sot.
Ajo quhet Xhesina Xhesi dhe është nga një fshat i vogël i rrethit të Elbasanit, fëmijë i një familjeje emigrantësh në Greqi, vend ku dhe ka kaluar fëmijërinë e saj. Si ishte rruga që përshkoi Xhesi, nga fshati në Elbasan e deri në pilote në Dubai, mund të kuptoni duke lexuar intervistën e saj.
Living: Xhesi më trego pak më shumë për backgroundin tënd ?