Kanë 61 vite diferencë, 24-vjeçarja: Është më i vjetër se gjyshi im, po mundohemi të kemi një fëmijë

Miracle dhe Charles mund të kenë një diferencë moshe 61-vjeçare, por ky çift nuk pranon të përkufizohet nga dekadat që i ndajnë.

Madje, të sapomartuarit janë angazhuar të krijojnë një familje, gjë që mund të befasojë shumë, duke qenë se Charles është 13 vjet më i madh se gjyshi i gruas së tij. Megjithatë dashuria e tyre dëshmon se asgjë nuk mund ta ndalojë lidhjen mes dy shpirtrave binjakë.


Miracle Pogue, 24 vjeç, dhe Charles Pogue, i cili është 85 vjeç, kryqëzuan rrugët ndërsa ajo ishte duke punuar në një lavanderi në vitin 2019 dhe ata krijuan menjëherë një lidhje të ngushtë.

Miracle tregoi se si Charles, një agjent imobiliar në pension, vinte shpesh në lavanderi dhe kërkonte ndihmën e saj. Ajo tregon se Charls një ditë vendosi një copë letër në banak ku shkruhej: Më shkruaj numrin tënd.

Për ta mosha nuk u bë aspak pengesë. Miracle e dinte që Charles ishte më i vjetër, por mosha e saktë mbeti mister. Për të, ajo që kishte më shumë rëndësi ishte energjia pozitive që i jepte dhe se sa rehat e bënte ai të ndihej.

Pas dy muajsh, 24-vjeçarja mësoi moshën e Çarlsit dhe ndjenjat e saj për të ishin rritur edhe më shumë. Më tej ajo shpjegon se mosha e të shoqit nuk është shqetësim për të. Miracle thekson: Nuk më intereson nëse është 100 apo 55 vjeç, më pëlqen ai. Mendova se ai ishte ndoshta 60 ose 70 vjeç sepse duket shumë mirë. Ai është gjithmonë në këmbë dhe aktiv.

Miracle tha se nëna e saj, Tamika, 45 vjeç, dhe gjyshi i saj, Joe, 72 vjeç, e mbështetën plotësisht lidhjen e tyre që në fillim, duke njohur lumturinë që Charles solli në jetën e saj. Në të kundërt, babai i saj, Kareem, 47 vjeç, fillimisht ishte më rezistent.

Ajo tregoi: Gjyshi më tha se nëse unë jam e lumtur dhe kjo është ajo që dua, atëherë edhe ai është i lumtur. Por përgjigja e babait tim ishte një ‘Jo’.

Miracle shtoi: I thashë se kisha nevojë për mbështetjen e tij dhe sapo takoi Charlesin dhe bisedoi me të, ai vërtet e donte atë.

Çifti përballet me kritika në internet për diferencën e tyre të madhe në moshë, por Miracle tha se kjo nuk do të bëjë ndryshim. Ajo madje zbuloi se ata mezi presin të krijojnë një familje së bashku dhe shpreson të ketë dy fëmijë me Charles, i cili nuk ka fëmijë.

“Unë dua që ai të ketë një brez tjetër. Ne po planifikojmë të vizitojmë një klinikë IVF për të diskutuar opsionet tona,” vuri në dukje ajo.

Udhëtimi i tyre me IVF nuk është pa sfida dhe Miracle pranoi se përvoja e saj në klinikë ishte “mjaft dërrmuese”. Megjithatë, ajo mbetet shpresëdhënëse dhe optimiste.

Related Posts

Ja çfarë gjatësie kishte Skënderbeu dhe sa fëmije kishte!

Kristo Frasheri i pyetur nga gazetarja Rudina Xhunga, se Skënderbeu ishte shumë trupmadh. Shpata që ai ka përdorur ka qenë shumë e madhe dhe e gjatë, e…

12 ngjarje të frikshme që kanë ndodhur vërtet, por që nuk mund të shpjegohen!

Ndërsa ne zakonisht mund të gjejmë një arsye për shumicën e gjërave që na ndodhin, ka disa situata që thjesht na lënë të habitur. Falë internetit, disa…

EMRAT/ Kush janë vëllezërit e vrarë në Roskovec, kapet autori

Altin Kuka është autori i vrasjes së dyfishtë në Roskovec. Lavdimir Kurtaj dhe Gramoz Kurtaj kanë mbetur të vrarë ndërsa autori është vetëdorëzuar. Ndërkohë, mësohet se viktimat…

Aksident i rëndë në rrugën e Arbrit, makina bie në humnerë, lëndohen dy 22-vjeçarë

Një aksident i rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte në rrugën e Arbrit. Një automjet i cili po qarkullonte në…

Dhimbje e madhe / Ndahet nga jeta ne moshe te re..!

Të nderuar bashkëvendas, e nderuara familja Emini. Të piklluar sot morëm lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta , Vajza juaj Motra jonë Njomza Emini 💔😢 Për…

Pamje si nëpër filma, dy grupe përleshen mes vete, parkojnë veturat skaj rruge dhe i futen sherrit (Pamje)

Pamje si nëpër filma, dy grupe përleshen mes vete, parkojnë veturat skaj rruge dhe i futen sherrit (Pamje) Një skenë aspak e hijshme është parë në Mazgit…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *