Nje dite para dasmes vendos të mos martohej me vajzën qe donte dhe e lë me fustan të bardhë. Pas 50 viteve Selamiu tregon arsyen..

Dasma që nisi për të kurorëzuar dashurinë mes një çifti, nuk përfundoi ashtu siç duhet! Pasi Selamiu mori vendimin të mos martohej me vajzën, dhe e la në dasmë me fustan të bardhë, ai i dërgon asaj një lajmthirrje për ta takuar në Tiranë. Aty i shpjegon arsyen e vërtetë që atij iu desh ta stoponte celebrimin.

Sipas Selamiut, vajza nuk ishte në dijeni të asnjë problemi në biografinë e saj. Fatkeqësisht kjo ishte diçka që nuk mund të zgjidhej. Ata u detyruan të ndanin rrugët, ndonëse vajza nuk dëshironte këtë përfundim.


Në rubrikën “Ka një mesazh për ty” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, Selamiu tha se ky ka qenë momenti më i rëndë i tij. Ai u shpreh se kjo ishte një fatkeqësi e kohës dhe se askush nuk kishte faj.

Selamiu gjithashtu tregon në studio të gjithë të vërtetën e ngjarjes. Ai tha se personi që i kishte prishur biografinë vajzës ishte një krushqi i tyre, i cili ishte në aktivitet agjenturor.

Selamiu: Dasma u shpërnda, vajza hoqi fustanin e bardhë, e prekur, e shqetësuar jashtë mase. Unë bëra një lajmthirrje: “Nesër të pres në Tiranë, edhe me njerëzit e tu po të duash”. I takova dhe më tha ai miku: “Më drejto tek më të lartët, tek eprorët më të lartë që ke ti”. E çova në Ministrinë e Mbrojtjes. E priti menjëherë ministri dhe unë ndërkohë mora vajzën mënjanë. Ky ishte momenti më i rëndë për mua, sepse ishte një vajzë që…

Ardit Gjebrea: Që nuk e meritonte këtë fat.

Selamiu: Po. E kam pasur dhe e kam peng që i kam rënë në qafë asaj vajze dhe gjej rastin, edhe pse i kam kërkuar falje atëherë, gjej rastin t’i kërkoj falje dhe tani publikisht, për atë shqetësim që krijova, se më erdhi rëndë si për motrën time . Të lësh një vajzë me fustan të bardhë, me ëndrra, me dëshira. Por nuk ishte faji im! As i asaj! Ishte një fatkeqësi e kohës. Në rrethanat e sotme…

Ardit Gjebrea: Nuk ndodh.

Selamiu: I thashë asaj vajzës: “Ti je e imja deri në këtë moment dhe ti do jesh. Nga ato thashethemet që ke dëgjuar…”. “Jo”, më tha, “nuk i vë në dyshim. E di kush je”. “Por ka një problem ti vajzë”, i thashë unë, “kur të kam pyetur në fillim nuk më ke treguar, paske një shqetësim dhe nuk më ke treguar”. Ajo nuk dinte.

Ardit Gjebrea: Nuk e dinte fare që kishte këtë problem në biografi?

Selamiu: Nuk e dinte. Atë s’e dija dhe unë, vonë e mora vesh atë arsyen, se nuk ma tregonin. “Kështu që, njeriu juaj ka vajtur tek ministri tani dhe nëse ju do ma zgjidhni këtë problem që unë mos të kem pasoja, ti je e imja. Në qoftë se ashtu, me keqardhjen më të madhe të them që për të mirën time dhe për të mirën tënde, ne të ndahemi këtu. Unë të siguroj”, i thashë, “që fol çfarë të duash, unë do flas veç me respekt për ty tërë jetën. Dhe nuk kam për t’u fejuar e martuar pa të parë ty të lumtur”. Për hir të së vërtetës, ajo nuk ishte dakord që të ndaheshim. “Por meqë erdhi puna kështu”, tha, “të paktën vetëm një gjë do të kisha dashur, të ishim ndarë një javë përpara, mos të vija me fustan të bardhë”. Kisha dhe unë presione njerëzore që “ajo vajza do vrasë veten, do kesh pasoja, do kesh probleme”. Nga ana tjetër familja ime më thoshte që mbaj qëndrimin në fjalën që ke dhënë. Për këto arsye, për të më ruajtur mua shteti, personalisht si fizik, më çuan në ishullin e Sazanit.

Ardit Gjebrea: Në qoftë se mund ta dimë, se tashmë kanë kaluar shumë vite, cila ishte arsyeja? Çfarë kishte kjo vajzë?

Selamiu: Një krushqi i tyre, as në farefis, ishte arratisur dhe ishte në aktivitet agjenturor.

Ardit Gjebrea: Ishte në aktivitet agjenturor të huaj?

Selamiu: Nuk lejohej dhe çdo shtet mendonte që nëpërmjet kësaj vajzës…

Ardit Gjebrea: Mund të mbërrihet ndonjë gjë.

Historia e Selamiut, ishte vërtet një nga ato ngjarje që e shikojmë vetëm nëpër filma. I ftuar në rubrikën “Ka një mesazh për ty” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, ai rrëfeu për dasmën ‘fatale’ dhe për bashkëshorten e tij, Fluturën.

Gjatë emisionit, Selamiu tregoi se arsyeja që kishte ftuar në studio Fluturën, ishte për ta falënderuar dhe për të treguar mirënjohje ndaj saj. Kur Ardit Gjebrea, moderatori i programit, e pyeti përse nuk e thirri edhe vajzën me të cilën nuk u martua asnjëherë, ai tha se tashmë kishin kaluar 50 vite dhe nuk donte të krijonte shqetësime të panevojshme.

Related Posts

Ja çfarë gjatësie kishte Skënderbeu dhe sa fëmije kishte!

Kristo Frasheri i pyetur nga gazetarja Rudina Xhunga, se Skënderbeu ishte shumë trupmadh. Shpata që ai ka përdorur ka qenë shumë e madhe dhe e gjatë, e…

12 ngjarje të frikshme që kanë ndodhur vërtet, por që nuk mund të shpjegohen!

Ndërsa ne zakonisht mund të gjejmë një arsye për shumicën e gjërave që na ndodhin, ka disa situata që thjesht na lënë të habitur. Falë internetit, disa…

EMRAT/ Kush janë vëllezërit e vrarë në Roskovec, kapet autori

Altin Kuka është autori i vrasjes së dyfishtë në Roskovec. Lavdimir Kurtaj dhe Gramoz Kurtaj kanë mbetur të vrarë ndërsa autori është vetëdorëzuar. Ndërkohë, mësohet se viktimat…

Aksident i rëndë në rrugën e Arbrit, makina bie në humnerë, lëndohen dy 22-vjeçarë

Një aksident i rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte në rrugën e Arbrit. Një automjet i cili po qarkullonte në…

Dhimbje e madhe / Ndahet nga jeta ne moshe te re..!

Të nderuar bashkëvendas, e nderuara familja Emini. Të piklluar sot morëm lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta , Vajza juaj Motra jonë Njomza Emini 💔😢 Për…

Pamje si nëpër filma, dy grupe përleshen mes vete, parkojnë veturat skaj rruge dhe i futen sherrit (Pamje)

Pamje si nëpër filma, dy grupe përleshen mes vete, parkojnë veturat skaj rruge dhe i futen sherrit (Pamje) Një skenë aspak e hijshme është parë në Mazgit…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *