Pinjolli i fisit të Kelmendit, Gjergj Pjetri, udhëhoqi kryengritjen e të krishterëve kundër Perandorisë Osmane në territorin e sotëm të Serbisë.
Për ta ndëshkuar kryeneçësinë e tij, pushtuesit turq bënë hakmarrje të tmerrshme kundër shqiptarëve ortodoks(vranë mijëra shqiptarë të ritit bizantin, me 952 kafka të tyre ndërtuan Çele-Kullën, në Nish), ndërsa bajraktari serb, Millosh Obrenoviqi, një fshatar i pagdhendur, që u pasurua në kohën e Turqisë, u lidh me turqit dhe ua ofroi kokën e Gjergj Pjetrit, për ta qetësuar zemërimin e Perandorisë Osmane. Millosh Obrenoviqi vrau në pabesi pinjollin e fisit të Kelmendit, kokën e të cilit ua dorëzoi turqve.
https://www.facebook.com/marqe.domgjoni?__cft__[0]=AZWpAz45JJ9oCHVsDrPYLxw3uqDErhxhbyZ6Y2bBmE0mHsqA9DdDh93ZIfGA-NHUkqsu0s4ypBcIcNrOtrI_NtUamjz4Fh_PQUPRq6XQvldWwbYZnXsGVv3E8PNt9i-TCXA&__tn__=-UC%2CP-R