Kosova u trondit nga një rast tragjik që ndodhi në një hotel në komunën e Graçanicës.
Artila Kameri, 34 vjeçare nga Gjakova, dyshohet se humbi jetën pasi ka rënë nga kati i dytë i hotelit në të cilin po qëndronte me një mashkull.
Rastin për Periskopin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ajo tha se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.
“Aktualisht policia në koordinim me Prokurorinë ka nisur dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore që do të ndihmonin hetimin dhe sqarimin e rastit, ndërkohë që trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion”, tha Ahmeti.
Kush është Artila Kameri?
Artila Kameri është një sipërmarrëse nga Gjakova e cila kishte në pronësi një sallon estetik në Gjakovë.
Pak më shumë se një muaj më parë, 34-vjeçarja kishte ndarë një pjesë të intervistës së saj në
televizionin publik, ku ishte ftuar pasi kishte fituar vendin e katërt në kampionatin botëror të estetikës të mbajtur në Napoli të Italisë.
Vdekja e Artilës e ka lënë shumë të pikëlluar shoqën e saj.
Ajo përmes një postimi e ka përkutjuar atë me fjalët me të ndjeshme.
“Sot humba një mike
Vetëm një mike e dashur si ti më ka përkujtuar që çdo herë kam një mike afër për shkak të shpirtit.
Prandaj mikja ime e mirë, unë sot kam diçka për të thëne, diçka që n’heshtje e kam thënë shpesh, diçka që në vete e kam përshpëritur:
FALEMINDERIT nga shpirti që më fale miqësin tënde.Për fjalet e bukura që i mbaj në zemer… Do të më mungojnë bisedat tona. Faleminderit për gjithçka shoqja ime!