FOTOT/ Nëna shqiptare, grevë urie te varri i djalit. Apeli dëshpërues: Nuk më lanë t’i thosha as lamtumirë. Dua të vërtetën


“Unë kam luftuar për vite të tëra për të njohur të vërtetën, por të gjithë më kanë braktisur. Nga sot nuk do të lëviz nga varri i djalit tim derisa të kem përgjigje”.

Ky eshte apeli i deshperuar i shqiptares Lena Dodaj, nënë e Maringlenin, punetorit qe vdiq në moshën 25 vjeç, më 18 tetor 2011, pasi ra nga çatia e një ndërmarrje në Narni Scalo.

Gruaja, e cila kërkon të hedhë dritë të plotë mbi ngjarjen ku humbi jeten i biri ka nisur greven e urise, ne varrin e tij.

Gruaja ka theksuar se nuk do te levize nga varrezat e Ternit, ku prehet djali i saj, pasi pretendon se atij nuk iu be autopsia dhe ajo nuk mundi ta shihte.

“Funerali i djalit tim u mbajt pa u kryer asnjë autopsi. Askush nuk donte të më jepte përgjigje, madje as mjekët. Madje m’u mohua ta shikoj djalin tim në momentet e fundit, në shtratin e spitalit. Unë nuk i thashë dot as lamtumirë. Unë thjesht e pashë atë në një arkivol. E gjitha kjo ngjan me një histori të zezë dhe të padëgjuar më parë”, ka thene ajo, sipas raportimit qe bejne mediat italiane.

Ajo thote se nuk do te levize nga varri i te birit derisa te rihapet hetimi e te zbardhet shkaku i vdekjes.

“Une dua te shoh gjithcka. Unë do të fle në makinë para varrezave sonte dhe nesër në mëngjes do të jem përsëri këtu. U bëj thirrje të gjitha forcave politike dhe të gjithë atyre që mbrojnë qytetarët e braktisur nga drejtësia të mund të më ndihmojnë mua dhe këdo që ka problem të ngjashëm”, ka thene ajo.

“Ai kishte mbërritur i vetedijshem ne spital” tha ajo, “por pas disa orësh vdiq. Ata më thanë që ai kishte hyrë në dhomën e operacionit, por ai në të vërtetë vdiq në dhomën e urgjencës. Cfare ndodhi?”.

Related Posts

EMRAT/ Kush janë vëllezërit e vrarë në Roskovec, kapet autori

Altin Kuka është autori i vrasjes së dyfishtë në Roskovec. Lavdimir Kurtaj dhe Gramoz Kurtaj kanë mbetur të vrarë ndërsa autori është vetëdorëzuar. Ndërkohë, mësohet se viktimat…

Aksident i rëndë në rrugën e Arbrit, makina bie në humnerë, lëndohen dy 22-vjeçarë

Një aksident i rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte në rrugën e Arbrit. Një automjet i cili po qarkullonte në…

Dhimbje e madhe / Ndahet nga jeta ne moshe te re..!

Të nderuar bashkëvendas, e nderuara familja Emini. Të piklluar sot morëm lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta , Vajza juaj Motra jonë Njomza Emini 💔😢 Për…

Pamje si nëpër filma, dy grupe përleshen mes vete, parkojnë veturat skaj rruge dhe i futen sherrit (Pamje)

Pamje si nëpër filma, dy grupe përleshen mes vete, parkojnë veturat skaj rruge dhe i futen sherrit (Pamje) Një skenë aspak e hijshme është parë në Mazgit…

Burri dogji me benzinë gruan/ Çifti nuk ishte në proces divorci, 31-vjeçarja jetonte me të ëmën!

Detaje të reja dalin në dritë nga ngjarja e 31 gushtit ku nëna e dy fëmijëve Melisa Trëndafili u dogj me benzinë nga bashkëshorti Bledar Trëndafili, teksa…

“Pse më shikon shtrembër?”/ M asakra me një të vd ekur dhe 5 të pIagosur…

Institucionet e hetuesisë në Kosovë janë duke vazhduar me punën e tyre për të zbardhur detaje mbi përleshjen e armatosur të një shtatorit mes dy grupeve në…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *