Të premten në mbrëmje këngëtarja e njohur Fifi i tha “Po” propozimit për martesë të partnerit të saj Adis Patushit.
Megjithëse duhet të ishte dita më e lumtur në jetën e saj, përmes një postimi në InstaStory artistja ka treguar se nuk është në një gjendje të mirë pasi i ka humbur qeni, ndërsa iu bëri thirrje ndjekësve që ta ndihmonin për ta gjetur.
“Te dashur miq të Instagramit, më duhet ndihma juaj! Sot rreth orës 20:00 tek Medreseja/Farmacia 10, gjatë kohës kur kemi qenë në spektakël, qenushja ime ka dalur nga shteëpia dhe ka humbur. Goca ime e ka emrin Beba dhe Raca është Maltese mixed me Yorkshire. Ju lutem kushdo që mund ta keni parë diku në rrugë ose nëse e keni gjetur, më lajmeroni!!”, – ka shkruar fili në njoftimin e saj.