Anna Oxa flet për origjinën e saj: Askush nuk e di, por unë jam shqiptare dhe kam jetuar si e huaj në Itali


Anna Oxa flet për origjinën e saj: Askush nuk e di, por unë jam shqiptare dhe kam jetuar si e huaj në Itali

Në episodin e së dielës 17 dhjetor të ‘Domenica In’, Anna Oxa ishte e ftuar përballë Mara Venier. Këngëtarja foli për veten duke u ndalur në momente të ndryshme të karrierës së saj, në transformim dhe evolucionin e vazhdueshëm. Jeta e saj tashmë është në kontakt me natyrën, ku gjen veten dhe thelbin e saj të vërtetë, me të cilin rilidhet edhe përmes muzikës.

“Jam në mal, në natyrë të vërtetë, e rrethuar me maja e pemë”. Një zgjedhje që prezantuesja Mara Venier e cilësoi si drastike, por që këngëtarja e korrigjoi menjëherë: “Nuk është drastike, natyrën e kam gjithmonë pranë, jetesa në qytet është bërë e rëndë, të jetosh në natyrë është shumë më e pëlqyeshme për mua, natyra ka diçka të veçantë, nuk ke nevojë të thuash kush je, çfarë bën, natyra e di, dhe ti je i lirë ta perceptosh këtë heshtje që flet.”

Të jetuarit në këtë mënyrë i lejoi asaj të transferonte plotësisht emocionet e saj dhe t’i transformonte ato në diçka që i përshtatej vërtet qenies së saj.

Më në fund këngëtarja foli për origjinën e saj shqiptare.

“Askush nuk e di që kam lindur në një familje në Bari, nëna dhe babai im janë shqiptar. Isha dhe jam shqiptare dhe është një gjë e rëndësishme, sepse jeta intensive që kisha ishte e një të huaji në Itali”.

Related Posts

EMRAT/ Kush janë vëllezërit e vrarë në Roskovec, kapet autori

Altin Kuka është autori i vrasjes së dyfishtë në Roskovec. Lavdimir Kurtaj dhe Gramoz Kurtaj kanë mbetur të vrarë ndërsa autori është vetëdorëzuar. Ndërkohë, mësohet se viktimat…

Aksident i rëndë në rrugën e Arbrit, makina bie në humnerë, lëndohen dy 22-vjeçarë

Një aksident i rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte në rrugën e Arbrit. Një automjet i cili po qarkullonte në…

Dhimbje e madhe / Ndahet nga jeta ne moshe te re..!

Të nderuar bashkëvendas, e nderuara familja Emini. Të piklluar sot morëm lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta , Vajza juaj Motra jonë Njomza Emini 💔😢 Për…

Pamje si nëpër filma, dy grupe përleshen mes vete, parkojnë veturat skaj rruge dhe i futen sherrit (Pamje)

Pamje si nëpër filma, dy grupe përleshen mes vete, parkojnë veturat skaj rruge dhe i futen sherrit (Pamje) Një skenë aspak e hijshme është parë në Mazgit…

Burri dogji me benzinë gruan/ Çifti nuk ishte në proces divorci, 31-vjeçarja jetonte me të ëmën!

Detaje të reja dalin në dritë nga ngjarja e 31 gushtit ku nëna e dy fëmijëve Melisa Trëndafili u dogj me benzinë nga bashkëshorti Bledar Trëndafili, teksa…

“Pse më shikon shtrembër?”/ M asakra me një të vd ekur dhe 5 të pIagosur…

Institucionet e hetuesisë në Kosovë janë duke vazhduar me punën e tyre për të zbardhur detaje mbi përleshjen e armatosur të një shtatorit mes dy grupeve në…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *