“Po si te sillemi, kur femijet nuk na degjojne- pyesin disa nena dhe vazhdojne- disa te bertitura dhe nga nje shpulle mbrapa nuk ben asgje”. Po, eshte e vertete qe nga nje shpulle dhe disa te bertitura femija nuk vdes .
Po per fat te keq vdes figura e te rriturit si model i se mires, i vulletit, i durimit dhe qytetares. I rrituri ndaj femijes duhet te reagoje vetem nepermjet fjales dhe butesise.
I rrituri duhet te denoje veprimin dhe jo femijen, sic per fat te keq ndodh zakonisht. I rrituri fiksohet te femija dhe harron te mendoje se si duhet ta menaxhoje situaten, cili duhet te jete rreagimi i tije.
Per fat te keq kete lloj te sjelluri dhe te menduari nuk e hasim as ne institucionet e edukimit, si kopshte dhe shkolla. Prinderit , te cilet vijne nga eksperienca femijerie te ashpra e kane te veshtire te sillen ndryshe me femijet e tyre. Njeriu nuk i shpeton dot femijerise. Ajo apo ai vazhdon ta perseriti ne menyre te pavullnetshme sjelljen qe kane ushtruar ndaj saj apo tij, ne femijeri, madje pa e kuptuar .
Per fat te mire edhe ne shqiperi po shtohet numri i nenanve dhe baballareve qe i kane ne qender te vemendjes femijet e tyre dhe me heroizem qe femijet e tyre te mos i rritin si jane rritur vete me te bertitura, padurim, mallkime dhe te rrahura. Keta prinder perpiqen ti rrisin femijet sic deshirojne, tu a mesojne njerezoren, (pasi njerezorja mesohet nuk eshte e lindur), nepermjet fjaleve te menduara e te perzgjedhura nepermjet dashurise se tyre prinderore dhe jo sipas ngarkesave emocionale dhe padurimit e merzise.