Çika e babit, Ti e vogla ime, fjalët që po t’i them mbaji vathë në vesh sepse e ardhmja vjen shpejt (Mos kalo Pa e lexuar)


Çika e babit,
Ti e vogla ime, fjalët që po t’i them mbaji vathë në vesh sepse e ardhmja vjen shpejt
Çika e babit,
As për hir të dashurisë dhu*ën mos e duro!
Herën e parë që të nënçmon
Herën e parë që të detyron të bësh diçka pa dëshirën tënde
Herën e parë që të fyen
Largohu nga ai!
Sepse, kur e bën njëherë do ta bëjë përherë.
Çika e babit
Mos rezisto as për mua e mamin dhe as për hir të dashurisë sepse jeta nuk është një ditë.
Dikur kjo hera e parë do të bëhet e dyta, e treta dhe do të bëhet përditshmëria jote.
Kur ai qesh me idetë tua.
Kur të kontrollon.
Kur të sundon.
Kur godet tavolinën në debatin e parë që keni.
Kur të thotë “kështu jam, nëse do më mirë, ja ku e ke derën”
Kur mbetesh vetëm ti ne faj në gjithçka.
Mos rezisto çika e babit.
Largohu nga ai, herën e parë.
Lëre bota le të flasë.
Jeta jote s’janë fjalët e botës.
Mos duro!
Herën e parë që trupi yt do ta ketë tatuazh dhu*ën në trup.
Largohu nga ai.
Mos ia fal arsyetimet, sepse dhu*a dhe dashuria bashkë nuk shkojnë.
Çika e babit
Mbaji vathë në vesh.
Mos e lejo egon tënde të të sundojë.
Dera ime gjithmonë do të jetë e hapur për ty sepse ti edhe përtej vde*jes do të jesh çika jem.
Shtëpia jote gjithmonë do të jetë vendi ku u linde.
Shkruan : Blerina Ademi Sahiti

Related Posts

Ja çfarë gjatësie kishte Skënderbeu dhe sa fëmije kishte!

Kristo Frasheri i pyetur nga gazetarja Rudina Xhunga, se Skënderbeu ishte shumë trupmadh. Shpata që ai ka përdorur ka qenë shumë e madhe dhe e gjatë, e…

12 ngjarje të frikshme që kanë ndodhur vërtet, por që nuk mund të shpjegohen!

Ndërsa ne zakonisht mund të gjejmë një arsye për shumicën e gjërave që na ndodhin, ka disa situata që thjesht na lënë të habitur. Falë internetit, disa…

EMRAT/ Kush janë vëllezërit e vrarë në Roskovec, kapet autori

Altin Kuka është autori i vrasjes së dyfishtë në Roskovec. Lavdimir Kurtaj dhe Gramoz Kurtaj kanë mbetur të vrarë ndërsa autori është vetëdorëzuar. Ndërkohë, mësohet se viktimat…

Aksident i rëndë në rrugën e Arbrit, makina bie në humnerë, lëndohen dy 22-vjeçarë

Një aksident i rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte në rrugën e Arbrit. Një automjet i cili po qarkullonte në…

Dhimbje e madhe / Ndahet nga jeta ne moshe te re..!

Të nderuar bashkëvendas, e nderuara familja Emini. Të piklluar sot morëm lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta , Vajza juaj Motra jonë Njomza Emini 💔😢 Për…

Pamje si nëpër filma, dy grupe përleshen mes vete, parkojnë veturat skaj rruge dhe i futen sherrit (Pamje)

Pamje si nëpër filma, dy grupe përleshen mes vete, parkojnë veturat skaj rruge dhe i futen sherrit (Pamje) Një skenë aspak e hijshme është parë në Mazgit…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *