Tani emrin e kam mërgimtar, më kishin rrëfyer se gurbeti është i vështirë, por deri në këtë masë se kisha menduar, Tjetër zgjidhje s’më mbeti, ose gurbeti ose litari në fyt.


Kamarier më emrin s´ma thonë …

Jo, jo tani emrin e kam mërgimtar. Fill i vetëm po qëndroj në dhomën time dhe sa e sa mendime e kanë pushtuar kokën time…
Më kishin rrëfyer se gurbeti është i vështirë, por deri në këtë masë se kisha menduar…kalon sigurisht, mësohem me kohë edhe unë. Mësohem se tjetër zgjidhje s’më mbeti në vendin tim!

Një rrogë 300 euro, një grua me tre fëmijë e një nanë e sëmurë, shumë faktura për t’u paguar e shumë barna për t’u blerë. Tjetër zgjidhje s’më mbeti, ose gurbeti ose litari në fyt.
Eh, rinia ime e përkohshme… Dikur mezi prisje të zbardhte dita e të shkëlqeje mëngjeseve!
Me libra në dorë nguteshe për ta zënë orën e mësimit…tash më qeshet me ato momente.

Thuajse do të bëhesha ministër a president secilën mungesë me prindër e arsyetoja tek kujdestari dhe në fund përfundova kamarier…
Plot 6 vite punova në restorant. Jo që është turp të punosh e të fitosh me djersë, por ama ta mendosh se kisha studijuar në Histori dhe këmbët mezi i ndjeja nga qëndrimi në këmbë duke shërbyer 10 orë në ditë për një rrogë që as gjysmën e muajit s’ma mbulonte ishte kaq dëshpëruese. Jo, pse më vinte turp ta bëja punën e kamarierit se edhe ashtu në Kosovë tjetër zgjidhje s’kishe, por pas gjithë asaj lodhje e maltrerimi shefi të rëndonte me fjalë, kritikonte e ofendonte, ta merr mendja të ka skllav e jo punëtor.
Mos më qaj nga pas nanë! Më keq se që kam qenë atje, këtu nuk mund të jem, përveç mungesës tënde dhe fytyrës së fëmijëve që para syve i kam ngado, asgjë tjetër më keq se atje nuk është.
Mos më qaj nga pas nanë. Malli do të mbytë e bota do të sjellë veç dëshpërim, por nanë këtu ku jam edhe nëse duart më grithen nga puna e edhe nëse këmbët më ajen nga lodhja, ta dish nanë se puna më paguhet aq sa meritoj…
Ta dish nanë se sot po të kisha mundësi do të strehoja edhe ty këtu ku jam unë. Këtu nanë mjeku do të trajtonte ty e do të shëronte ku ke dhimbje, se atje në Kosovë nanë tri herë brenda muajit t’i patën ndërruar barnat duke mos e gjetur shkaktarin e dhimbjes së lukthit tënd, derisa ta dëmtuan organizmin.
Eksperintonin në ty nanë e mua rroga s’më mjaftonte që ta gjeja një mjek të mirë e në spital të shtetit pritnim me orë të tëra dhe në fund të rëndonin me fjalë mjekët sikur s’paguhen për të trajtuar të sëmurët. Secili më drejtor se tjetri!
U bënë 4 muaj që jam larg Kosovës e do të kalojnë edhe 40 të tjera dhe s’do të më merr malli bile të vij.
Pse të vij se?
Për të jetuar me frikën të dal në rrugë se mos po më vret dikush?
Për të jetuar me frikën se mos po më plaçkitë kush?
Për të mos mund ta vë kokën në jastak natën nga hallet e së nesërmes?
E din moj nanë se kurrë s’ta kam thënë ama sa herë e dërgoja djalin në shkollë më duheshte ta barti në krahë e të mos kishte mundësi të ecte trotuareve që mos t’i ndjente nga afër lodrat që ekspozoheshin në secilin dyqan se rroga s’do të mjaftonte t’ia plotësoja secilën kërkesë, mezi e kalonim muajin. Bile nanë në marketin e lagjes ende e kam emrin në librin e borxhlinjëve, por i kam premtuar se në pushim do t’ia paguaj të tërin.
Kosovë dje të lash unë, sot disa të tjerë e nesër edhe plot të tjerë.
Do të mbetesh shkretë një ditë pa rini, pa kuadro e pa pasur kush të shkel mbi ty, pos disa pleqve të përbetuar si soji i nanës sime që gjithmonë thotë: një në mbetë në Kosovë i gjallë pa e lëshuar këtë vend, do të jem unë…por pleq janë dhe nëse s’të braktisin të gjallë, një ditë nga vdekja do të shkojnë.
Prandaj, i dashur vend një ditë gjithë rinia do të të braktisë, se në ty veç me zorr po jetojmë, jo pse s’të duam, por pse s’na u dha mundësia për një jetë më të mirë. Kamarier emrin ma thoshin në Kosovë…
Prej mëngjesi 10 orë shërbeja kurrë pa u ndal dhe mezi arrija një kafshatë bukë ta ha ndonjëherë. Kohë të vështira kam përjetuar. Shumica e rinisë ma besojnë, se shumica jetën time bëjnë dhe shumica se dinë se kah t’ia mbajnë me 300 euro rrogë dhe 2 a 3 euro bakshish në ndonjë ditë. Shumica e dinë si është të qëndrosh në këmbë 10 orë dhe të shërbesh e të mos falënderohesh shumë herë.
Pse?
Sepse, kamarier punon dhe për këtë po paguhesh. Ama mirësjellja e falënderimi është kulturë. Sot unë kamarier. Nesër një i diplomuar tjetër dhe kështu me radhë.
Pse?
Sepse, as unë dhe as ai tjetri se kemi babën në pushtet për t’na punësuar në karrige, se me meritë e me diploma zorr se do të na vjen rendi.
Shkruan✍️: Blerina Ademi Sahiti

Related Posts

Ja çfarë gjatësie kishte Skënderbeu dhe sa fëmije kishte!

Kristo Frasheri i pyetur nga gazetarja Rudina Xhunga, se Skënderbeu ishte shumë trupmadh. Shpata që ai ka përdorur ka qenë shumë e madhe dhe e gjatë, e…

12 ngjarje të frikshme që kanë ndodhur vërtet, por që nuk mund të shpjegohen!

Ndërsa ne zakonisht mund të gjejmë një arsye për shumicën e gjërave që na ndodhin, ka disa situata që thjesht na lënë të habitur. Falë internetit, disa…

EMRAT/ Kush janë vëllezërit e vrarë në Roskovec, kapet autori

Altin Kuka është autori i vrasjes së dyfishtë në Roskovec. Lavdimir Kurtaj dhe Gramoz Kurtaj kanë mbetur të vrarë ndërsa autori është vetëdorëzuar. Ndërkohë, mësohet se viktimat…

Aksident i rëndë në rrugën e Arbrit, makina bie në humnerë, lëndohen dy 22-vjeçarë

Një aksident i rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte në rrugën e Arbrit. Një automjet i cili po qarkullonte në…

Dhimbje e madhe / Ndahet nga jeta ne moshe te re..!

Të nderuar bashkëvendas, e nderuara familja Emini. Të piklluar sot morëm lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta , Vajza juaj Motra jonë Njomza Emini 💔😢 Për…

Pamje si nëpër filma, dy grupe përleshen mes vete, parkojnë veturat skaj rruge dhe i futen sherrit (Pamje)

Pamje si nëpër filma, dy grupe përleshen mes vete, parkojnë veturat skaj rruge dhe i futen sherrit (Pamje) Një skenë aspak e hijshme është parë në Mazgit…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *