Temperaturat e ulëta mund të ‘shterojnë’ baterinë, pse celulari yt e urren dimrin?


Gjithçka që bëjnë telefonat tanë, është me të vërtetë e mrekullueshme. Por ka një gjë që nuk e bëjnë dot mirë: t’i rezistojnë motit të ftohtë. Telefonat dhe moti i ftohtë thjesht nuk shkojnë hiç mirë.

Temperaturat e ftohta mund ta shterojnë krejt jetëgjatësinë e baterisë dhe mund ta bëjnë telefonin të fiket fare. Shumica e celularëve përdorin bateri litiumi. Një reaksion kimik brenda baterisë dërgon thërrmija të ngarkuara nëpër të gjithë qarkun e telefonit, dhe kjo gjë e mban atë ndezur.

Temperaturat e ftohta e ngadalësojnë këtë reaksion, thërrmijat e ngarkuara ndeshin në një rezistencë më të madhe, dhe teksa ato ngecin, jetëgjatësia e baterisë pëson rënie.

Shkencëtarët nuk e kuptojnë plotësisht ekuilibrin e përbërësve kimikë që kërkohen për ta mbajtur telefonin të ndezur, dhe kjo është arsyeja përse ndonjëherë të duket sikur treguesi i përqindjes së baterisë së telefonit na gënjen.

Kur ekspozohet në ajër të ftohtë, telefoni mund të thotë se ka 50 përqind bateri, ndërkohë që pas një minute, të fiket fare. Moti i ftohtë mund të ndikojë edhe në pjesë të tjera të celularit, ekrani mund të bëhet i turbullt, sensorët brenda tij mund të humbasin saktësinë, për shkak se ata janë të kalibruar për të punuar në një limit të caktuar temperature.

Ndaj bëni kujdes, mos e lini telefonin në makinë natën kur është ftohtë, sepse pa e kuptuar, ai mund të dalë jashtë përdorimi.

Related Posts

EMRAT/ Kush janë vëllezërit e vrarë në Roskovec, kapet autori

Altin Kuka është autori i vrasjes së dyfishtë në Roskovec. Lavdimir Kurtaj dhe Gramoz Kurtaj kanë mbetur të vrarë ndërsa autori është vetëdorëzuar. Ndërkohë, mësohet se viktimat…

Aksident i rëndë në rrugën e Arbrit, makina bie në humnerë, lëndohen dy 22-vjeçarë

Një aksident i rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte në rrugën e Arbrit. Një automjet i cili po qarkullonte në…

Dhimbje e madhe / Ndahet nga jeta ne moshe te re..!

Të nderuar bashkëvendas, e nderuara familja Emini. Të piklluar sot morëm lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta , Vajza juaj Motra jonë Njomza Emini 💔😢 Për…

Pamje si nëpër filma, dy grupe përleshen mes vete, parkojnë veturat skaj rruge dhe i futen sherrit (Pamje)

Pamje si nëpër filma, dy grupe përleshen mes vete, parkojnë veturat skaj rruge dhe i futen sherrit (Pamje) Një skenë aspak e hijshme është parë në Mazgit…

Burri dogji me benzinë gruan/ Çifti nuk ishte në proces divorci, 31-vjeçarja jetonte me të ëmën!

Detaje të reja dalin në dritë nga ngjarja e 31 gushtit ku nëna e dy fëmijëve Melisa Trëndafili u dogj me benzinë nga bashkëshorti Bledar Trëndafili, teksa…

“Pse më shikon shtrembër?”/ M asakra me një të vd ekur dhe 5 të pIagosur…

Institucionet e hetuesisë në Kosovë janë duke vazhduar me punën e tyre për të zbardhur detaje mbi përleshjen e armatosur të një shtatorit mes dy grupeve në…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *