Tiranë/ Fëmija 9 muajsh rrezikon jetën, farmacistja i jep hollues gjaku në vend të antibiotikut! Infermierja ia injekton


Problemi ka nisur nga farmacistja e cila në vend të antibiotikut të përshkruar në recetë nga mjeku pediatër ka dhënë hollues gjaku për të rritur, duke u pasuar me injektimin e holluesit nga infermierja e Qendrës Shëndetësore Laprakë

Emisioni “Fiks Fare” solli rastin e një fëmije 9 muajsh, të cilit i është injektuar hollues gjaku për të rritur në vend të antibiotikut për fëmijë.
Problemi ka nisur nga farmacistja e cila në vend të antibiotikut të përshkruar në recetë nga mjeku pediatër ka dhënë hollues gjaku për të rritur, duke u pasuar me injektimin e holluesit nga infermierja e Qendrës Shëndetësore Laprakë.

Mario Ndregjoni, babai i djalit 9 muajsh tregoi për gazetarët e Fiksit se mjekja pediatre i dha një recetë për djalin, në të cilën përshkruhej antibiotik Claxon 40 mg, ndërkohë tek farmaci “Rubini” në Laprakë, farmacistja i dha CLEXAN 4000 unite, një hollues gjaku për të rritur.

“Pasi na e dha farmacistja, djalit ja injektoi infermierja, djali ka 10 ditë i shtruar në pediatri, nuk po di çfarë po ndodh”, thotë Mario.

Ndërkohë, ai është i shqetësuar se çfarë mund t’i ndodhë më vonë pasi nga askush nuk merr një përgjigje përfundimtare. Kjo vjen sipas tij pasi burri i farmacistet është mjek i njohur dhe mjekët e kanë koleg.

“Kërkoj të dalë e vërteta, sepse farmacistja ka futur seksera për të na ofruar para që të mos denoncojmë”, thotë Mario.

Fiksi solli bisedën e prindit të të miturit me nje zotëri të prezantuar si daja i infermieres i cili thotë se mbesa e tij ka gabuar, madje ajo është interesuar të mjekët dhe i kanë thënë se fëmija mund të kishte vdekur. Drejtoresha e Qendrës Shëndetësore Laprakë ka dhënë vërejtje për injeksionin e gabuar që i bëri fëmijës dhe e ka hequr nga ai pozicion pune infermieren. Madje ajo thotë për qytetarin se e pranojnë gabimin e bërë dhe ai si prind ka të drejtë.

Ndërsa infermierja thotë se ka menduar që djali 9 muajsh mund të ketë pasur Covid 19 dhe i është trashur gjaku.

Për gazetarët e Fiksit, pronarja e farmacisë Besa Dogjani, pranoi se farmacistja ka gabuar, dhe falenderon Zotin që fëmija nuk kishte hemorragji.

Prindi shkoi edhe në një farmaci rastësore për të pyetur për injeksionin e dhënë dhe atë të përshkruar. Farmacistja e përlotur vendos duart në kokë dhe thotë ky është gabim fatal

Related Posts

Ja çfarë gjatësie kishte Skënderbeu dhe sa fëmije kishte!

Kristo Frasheri i pyetur nga gazetarja Rudina Xhunga, se Skënderbeu ishte shumë trupmadh. Shpata që ai ka përdorur ka qenë shumë e madhe dhe e gjatë, e…

12 ngjarje të frikshme që kanë ndodhur vërtet, por që nuk mund të shpjegohen!

Ndërsa ne zakonisht mund të gjejmë një arsye për shumicën e gjërave që na ndodhin, ka disa situata që thjesht na lënë të habitur. Falë internetit, disa…

EMRAT/ Kush janë vëllezërit e vrarë në Roskovec, kapet autori

Altin Kuka është autori i vrasjes së dyfishtë në Roskovec. Lavdimir Kurtaj dhe Gramoz Kurtaj kanë mbetur të vrarë ndërsa autori është vetëdorëzuar. Ndërkohë, mësohet se viktimat…

Aksident i rëndë në rrugën e Arbrit, makina bie në humnerë, lëndohen dy 22-vjeçarë

Një aksident i rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte në rrugën e Arbrit. Një automjet i cili po qarkullonte në…

Dhimbje e madhe / Ndahet nga jeta ne moshe te re..!

Të nderuar bashkëvendas, e nderuara familja Emini. Të piklluar sot morëm lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta , Vajza juaj Motra jonë Njomza Emini 💔😢 Për…

Pamje si nëpër filma, dy grupe përleshen mes vete, parkojnë veturat skaj rruge dhe i futen sherrit (Pamje)

Pamje si nëpër filma, dy grupe përleshen mes vete, parkojnë veturat skaj rruge dhe i futen sherrit (Pamje) Një skenë aspak e hijshme është parë në Mazgit…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *