Një shtetas sudanez është parë duke u mburrur për fitimin e parave të gatshme në Mbretërinë e Bashkuar duke “hedhur në tokë” kartëmonedha 10 dhe 20 funte në dhomën e tij të hotelit të paguar nga taksapaguesit.
Sipas mediave britanike, Omer Muhammad, 34 vjeç, ishte në Francë duke pozuar për foto nga Kulla Eifel pak para se të shihej duke kaluar Kanalin Anglez me një varkë të vogël të mbushur me emigrantë.
Dhe disa pamje të postuara në mediat sociale tani tregojnë Muhamed duke buzëqeshur teksa “derdh” para në hotelin ku ai qëndron falas në Derby. Pamjet pritet të nxisin frikën se lehtësia me të cilën migrantët mund të fitojnë para në mënyrë të paligjshme në Britani po inkurajon më shumë emigrantë të tentojnë kalimin e rrezikshëm të Kanalit. The Mail On Sunday gjeti Muhamed në hotelin Midland në Derby, ku ai ka jetuar për një vit e gjysmë të fundit, së bashku me 200 azilkërkues të tjerë.
Ai tha se punon në kantiere ndërtimi, duke fituar deri në 60 paund në ditë. Ai shtoi se gjysma e emigrantëve në hotel punojnë ilegalisht. Ndërsa kur u pyet për paratë që po hidhte në dysheme në videon e TikTok, Muhammad pretendoi se paratë i përkisnin një shoku. Muhammad tregoi se hipi në një varkë të vogël për në Britani pasi i pagoi një bande kontrabande kurde 600 £.