Aktorja e njohur e kinematografisë turke, Su Burcu Yazgı Coşkun, pak ditë më parë pranoi se është me origjinë shqiptare.
Teksa ishte e ftuar për një intervistë, Burcu tregoi se është lindur dhe rritur në Turqi, por nëna e saj është shqiptare.
Gjatë bisedës, moderatori e pyeti atë rreth zakoneve dhe ushqimeve tradicionale të shqiptarëve, për ç’ka aktorja tha se në familjen e saj vazhdojnë ende traditat shqiptare.
“Në shtëpi për shembull vazhdojnë traditat shqiptare ende, ushqimi i preferuar pulë me pilaf, është shumë e mirë”, tha aktorja.