Kur burri u zgjua nga terapia intensive,dëgjoi bisedën e gruas së tij dhe pas asaj që dëgjoi..
korridori i gjatë i errët përgjatë të cilit Eduardi kishte ecur për atë që dukej si një përjetësi, papritmas mbaroi dhe një derë u hap para tij, një dritë e ndezur e bëri atë të mbyllte sytë.
Dëgjonte zhurma dhe papritmas u dëgjua një gumëzhimë e ndjekur nga një zë i lartë, “ nis jetën nga e para dhe mos humb kohë” Burri ndjeu jë shtytje të fortë dhe u duk se u rikthye në trupin e tij sërish.
Vendi ku ai kishte qëndruar kush e di për sa kohë po bëhej i njohur për të dhe ishte pak e cuditshme për të të kthehej në gjendjen e mëparshme. U mundua të hapte sytë por e kishte të vështirë.
Gradualisht dëgjimi i tij filloj të kapte disa tinguj midis të cilëve Eduard dalloj një zë të njohur të dhimbsur. Ishte gruaja e tij e dashur.