Del në pension në moshën 100-vjeçare, japonezi ka nje keshille per te gjithe: mos hani..

Hajime Kurotsuchi themeloi kompaninë e tij të taksive në 1960, tani ai do të mbetet me kompaninë si konsulent

Në moshën e pjekur 100-vjeçare, themeluesi i kompanisë lider japonez të taksive, Hajime Kurotsuchi, ka lajmëruar se është koha për t’u tërhequr. Këtë e ka bërë të ditur vetë sipërmarrësi në një konferencë për shtyp, duke shpjeguar se do të mbetet ende i lidhur me kompaninë si konsulent.

I lindur në prefekturën perëndimore të Oitës, Kurotsuchi duhej të linte shkollën e mesme sepse u thirr në armë gjatë Luftës së Dytë Botërore, për të shërbyer në Kinë me ushtrinë perandorake japoneze.

Kompania që merr emrin Daiichi Kotsu Sangyo Co, filloi në vitin 1960 me vetëm 5 taksi, dhe më pas u zgjerua përmes bashkimeve me operatorë të tjerë, për t’u bërë lider në treg me mbi 8000 makina.

Në vitin 2015 Kurotsuchi duhej të tërhiqej përkohësisht nga roli i tij operacional për shkak të një aksidenti në punë, por u kthye dy vjet më vonë me një pozicion drejtues. Edhe sot shkon çdo ditë në zyrë sipas shtypit japonez dhe merr pjesë çdo ditë në mbledhjet e bordit drejtues që zhvillohen online.


Ndër këshillat për të qëndruar të shëndetshëm, sipas njëqindvjetorit të shkëlqyeshëm, ka ato “të mos hani shumë dhe të mos pini shumë, si dhe të ushtroheni të paktën 10 minuta në ditë”. Gjatë konferencës për shtyp, Kurotsuchi tha se ditën kur fryu 100 qirinj, janarin e kaluar, e kuptoi “sa e shkurtër ishte jeta” dhe shpresonte që të gjithë të arrinin këtë moment historik.

Related Posts

EMRAT/ Kush janë vëllezërit e vrarë në Roskovec, kapet autori

Altin Kuka është autori i vrasjes së dyfishtë në Roskovec. Lavdimir Kurtaj dhe Gramoz Kurtaj kanë mbetur të vrarë ndërsa autori është vetëdorëzuar. Ndërkohë, mësohet se viktimat…

Aksident i rëndë në rrugën e Arbrit, makina bie në humnerë, lëndohen dy 22-vjeçarë

Një aksident i rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte në rrugën e Arbrit. Një automjet i cili po qarkullonte në…

Dhimbje e madhe / Ndahet nga jeta ne moshe te re..!

Të nderuar bashkëvendas, e nderuara familja Emini. Të piklluar sot morëm lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta , Vajza juaj Motra jonë Njomza Emini 💔😢 Për…

Pamje si nëpër filma, dy grupe përleshen mes vete, parkojnë veturat skaj rruge dhe i futen sherrit (Pamje)

Pamje si nëpër filma, dy grupe përleshen mes vete, parkojnë veturat skaj rruge dhe i futen sherrit (Pamje) Një skenë aspak e hijshme është parë në Mazgit…

Burri dogji me benzinë gruan/ Çifti nuk ishte në proces divorci, 31-vjeçarja jetonte me të ëmën!

Detaje të reja dalin në dritë nga ngjarja e 31 gushtit ku nëna e dy fëmijëve Melisa Trëndafili u dogj me benzinë nga bashkëshorti Bledar Trëndafili, teksa…

“Pse më shikon shtrembër?”/ M asakra me një të vd ekur dhe 5 të pIagosur…

Institucionet e hetuesisë në Kosovë janë duke vazhduar me punën e tyre për të zbardhur detaje mbi përleshjen e armatosur të një shtatorit mes dy grupeve në…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *