Moderatorja e njohur Alketa Vejsiu ka humbur sot babain.
Bardhyl Vejsiu tash e disa kohë po luftonte me një sëmundje të rëndë, teksa sot mbylli sytë për të fundit herë.
E trishtuar dhe tronditur nga vdekja e babait, Alketa ka shkruar një telegram të gjatë dhe të ndjerë për të atin e saj.
Ajo ka kujtuar kohët e vështira për familjen e saj kur babait i duhej të punonte në gurbet për të siguruar bukën.
“S’do jem kurrë më i njëjti njeri se më ka ikur një pjesë e shpirtit me ikjen tënde, më ka ikur një pjesë e zemrës që s’e zëvendëson asgjë dhe askush” ka thënë mes tjerash Alketa.
Ky është reagimi i plotë i saj:
Ndarja me ty nga kjo jete, eshte trishtimi me i thelle qe me ke bere te provoj my Super Star Dad
Edhe ndarjet tona kur ikje ne emigracionin e eger se duhet te punoje e te na ndihmoje te rriteshim, me dhimbje te thelle i perjetoja; por edhe pse futesha me koke nen batanije e qaja me ore, perseri me mbante te forte shpresa qe do te vinte nje telefonate , do te vinte nje pako me dhurata, do te vije te me takoje! Asnjehere nuk jemi perqafuar kur iknim nga njeri tjetri; edhe kur une u rrita, e ty ca thinja me shume te dolen… Ndarja per ne ishte e paperballueshme; na qante shpirti.
Sic ma le porosi te fundit; me muzike po te jap lamtumiren me te trishte o Zemer Bardhe! Sdo jem kurre me i njejti njeri se me ka ikur nje pjese e shpirtit me ikjen tende, me ka ikur nje pjese e zemres qe se zevendeson asgje dhe askush. Vetem tani mund te kuptoj cdo njeri qe ka kaluar ne kete rruge dhimbjeje dhe ka humbur babain, nenen apo dike te shtrenjte. Zemra ime ju ndjen te gjitheve
E di qe e kishe enderr te kendonim kengen “Comme toi” serish ne “X Factor” bashke ; sja dolem dot!
Por e kemi kujtimin me te bukur te jetes aty ne skene. Me Boren e Bardhe/ Tombe La Neige qe do sjelle dhe dimrin me te trishte te jetes sime.
Ti njeri artist me kaq shume talente asaj skene duhet ti perkisje; qe e mesove pianon dhe kitarren pa mesues dhe shkolle, dhe qe jeten e kishe kenge dhe buzeqeshje; ti qe celes soli kishe dashurine; me ke lene nje boshllik ne shpirt qe nuk do te mbushet kurre.
Gjithcka do te beja te dhuroja, te blija a te shtoja pak kohe jete. Kete se bera dot edhe pse luftuam te dy aq shume qe tja dilnim. Por besoj qe kam permbushur nje mision tjeter; Te te beja te lumtur dhe krenar. E kisha motiv jete kete.
Faleminderit ekipit te mjekeve dhe infermiereve tek “Spitali Katolik i Tiranes” / Zonja e Keshillit te Mire; bene te pamunduren keto muaj te fundit per ty; nuk do ti harroj kurre.
Ndjej pafund pafund mirnjohje. Keni qene nje ekip i jashtezakonshem.
Shendet dhe Jete per Prinderit tuaj. Sa i keni gjalle; Bejini te Lumtur! Une bera gjithcka, gjithe jeten per kete! Tani sme mbetet gje tjeter pervecese ta mendoj veten si Vazhdim te Babait tim. Quhem Alketa Bardhyl Vejsiu!
The post Alketa Vejsiut i vdes babai: S’do jem kurrë më i njëjti njeri first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.