Luiz Ejlli dhe Kiara Tito janë bërë prindër për herë të parë. Lajmin e bukur e ka bërë të ditur këngëtari i dashur për publikun përmes një postimi në rrjetet sociale.
Moderatorja e njohur ka sjellë në jetë një vajzë. Fituesi i edicionit të dytë të “Big Brother VIP” ka postuar në “Instagram” një foto ku shfaqet dora e tij dhe e Kiarës teksa mbajnë dorën e bebit të porsalindur.
Gjithashtu Luizi ka zbuluar edhe emrin që ai dhe moderatorja i kanë vendosur vogëlushes së tyre, Luna Mari.
“Luna Marí Ejlli 💓 30.04.2024”, ka shkruar shkurt këngëtari krahas fotos e cila menjëherë ka marrë mijëra pëlqime dhe komente ku e kanë uruar për të bijë.