Debatet mes Eglës dhe Romeos, nuk kanë të ndalur. Fillimisht, përpara pak javësh arsyeja e ‘rikthimit’ të debateve mes dyshes ka qenë për çështjen e nominimit, ku banori zgjodhi për të shpëtuar aktoren të tretën në radhë.
Diskutimi pasditen e sotme mes dyshes ka nisur pasi Romeo është shprehur se Egla përgjatë gjithë kohës ka sharë një prej banoreve, Erjolën.