Pr/ligji për shëndetin riprodhues i dalë për konsultim public njeh të drejtën e një 16 vjeçareje të pamartuar të japin vetë pëlqimin për ndërprerjen vullnetare të shtatzënisë, por të paktën njeri nga prindërit ose kujdestari ligjor duhet te informohen per vendimin e saj.
Kjo pikë ka ngjallur debat në shoqëri.
“Një vajzë 16 vjeçare nuk ka fuqinë për vendimarrje. Vendimi për abort është i vështirë edhe për një grua të rritur. Nuk e merr vetëm këtë vendim ajo. Ka nevojë ta ndajë me të rritur. Si mund ti lëmë një vendim kaq të madh emocionalisht sa edhe një grua 30 vjeçe që bën abort ka dëm psikologjik. Është dhimje e madhe që të shoqëron gjithë jetën, pastaj problematikat që vijnë nga ana shëndetësore ” thotë Suela Koçibelli aktiviste e ftuar në studion e emisionit “Përballje“ sot në Report Tv.
Edhe mjeku obstetër gjinekolog Rustem Celami është kundër vendimmarrjes vetëm për abort në moshën 16 vjeçare.
“Me ligjin e ri është menduar që nga mosha 18 vjeç të kalojë në 16 vjeç mosha e abortit. Nga ana tjetër si moshë barre është menduar të kalojë nga 12 javë, në 14 javë. Kjo nuk është menduar mirë. Çfarë mund të diskutosh ti me një 16 vjeçare. Aborti në një moshë të tillë mund të japë dëmtime, hemoragji të mundshme që kanë pasoja më madhore, që mund të shkojnë nga mos pasje një fëmije deri tek rrezikimi i jetës. “Të rrisësh ndërprerjen vullnetare të shtatzanisë me dëshirën e pacientës në javën e 14-të dhe të ulësh moshën e të drejtës që i jep adoleshetëve… Duhet rivlerësuar duhen akte ligjore shumë të qarta se do të ketë shumë probleme”
Si është në Gjermani?
Në Gjermani e ka të lejuar mundësinë për abort deri në 12 javë, pas javës së 12 është e dënuar me ligj.
“Duhet të plotësohen shumë kritere që të lejohet që të jepet firma edhe nga ana e gjinekologut përcjellës që ky abort të bëhet në kushte spitalore. Një psikolog e shoqëron 2 javë vajzën para se të marrë një vendim kaq të rëndësishëm. Në Gjermani gjithnjë e më radhë ndodhin abortet tek të miturit pasi prindërit gjermanë nisin kontracepsionin që në moshën 12 vjeç, kur e kupton se ka një shok apo një shoqe” thotë Aurora Dollenberg mjeke në Gjermani