Shqiptari u vetëvra në qendrën e azilit në Britani? Rojet e ‘anijes burg’: Një gojë muslimani më pak për të ushqyer

Zyra e Brendshme në Angli ka thënë se “nuk i njeh” pretendimet se stafi në anijen ‘Bibby Stockholm’ bëri shaka se “kishte një gojë më pak mysliman për të ushqyer”, pasi një azilkërkues në bord vdiq, shkruan Dailymail


yra e Brendshme në Angli ka thënë se “nuk i njeh” pretendimet se stafi në anijen ‘Bibby Stockholm’ bëri shaka se “kishte një gojë më pak mysliman për të ushqyer”, pasi një azilkërkues në bord vdiq, shkruan Dailymail.

Ngjarja thuhet se ka ndodhur pak pasi, Leonard Farruku, një azilkërkues shqiptar, vdiq teksa jetonte në bordin e “anijes hotel” në dhjetor.

27-vjeçari mendohet u vetëvra, ndërsa shumë ish-banorë thanë se kushtet në anijen hotel ishin si të ishe ‘në burg’.

Njëri tha se kjo i bënte të ndiheshin si ‘kafshë kopshti zoologjik’, ndërsa një tjetër pretendoi se stafi i sigurisë u kishte thënë që ‘të mbanin gojën mbyllur’.

Një pastruese në maune foli në një takim në Parlament dhe tha se dëgjoi stafin që flisnin për Leonardin dhe qeshnin dhe bënin shaka, ‘oh kjo është një gojë më pak myslimane për të ushqyer’.

Ajo tha se ishte ‘e vështirë’ të ngrinte shqetësimet dhe shtoi se një herë iu dha një ‘paralajmërim verbal miqësor’ pasi i qëndroi pranë dy prej azilantëve.

Ish-punonjësja gjithashtu pretendoi se stafi i lartë kishte bërë komente që ishin ‘shpesh armiqësore dhe ndoshta raciste’.

“Bibby Stockholm”, i ankoruar në brigjet e Portland në Dorset, është e vetmja anije akomoduese për migrantët e cila është përballur me një sërë pengesash.

Zbulimi i baktereve të rrezikshme çoi në evakuimin e saj verën e kaluar vetëm disa ditë pas mbërritjes së azilkërkuesve të parë dhe mbeti bosh për dy muaj.

Raporti, i prodhuar nga Care4Calais, Stand Up To Racism dhe Portland Global Friendship Group, bëri thirrje për mbylljen e menjëhershme të anijes dhe mos rinovimin e kontratës së saj, si dhe investime në vendimmarrësit e kërkesave për azil.

Një zëdhënës i Home Office tha: “Ne nuk i njohim pretendimet e bëra në këtë raport”.

Një tjetër ish-banor, S, i tha hetimit: ‘Kur dalim dhe hyjmë duhet të skanohemi, si siguria e aeroportit. Shumë njerëz nuk dalin jashtë për shkak të kësaj’.

“Një ditë isha duke qëndruar në restorant dhe thashë se ushqimi nuk ishte i mirë. Stafi i sigurisë tha ‘Mbaje gojën mbyllur dhe ulu'”.

Zyra e Brendshme hodhi poshtë planet për të blerë më shumë anije për të mbajtur azilkërkuesit në janar./ Marrë nga Dailymail

Related Posts

Ja çfarë gjatësie kishte Skënderbeu dhe sa fëmije kishte!

Kristo Frasheri i pyetur nga gazetarja Rudina Xhunga, se Skënderbeu ishte shumë trupmadh. Shpata që ai ka përdorur ka qenë shumë e madhe dhe e gjatë, e…

12 ngjarje të frikshme që kanë ndodhur vërtet, por që nuk mund të shpjegohen!

Ndërsa ne zakonisht mund të gjejmë një arsye për shumicën e gjërave që na ndodhin, ka disa situata që thjesht na lënë të habitur. Falë internetit, disa…

EMRAT/ Kush janë vëllezërit e vrarë në Roskovec, kapet autori

Altin Kuka është autori i vrasjes së dyfishtë në Roskovec. Lavdimir Kurtaj dhe Gramoz Kurtaj kanë mbetur të vrarë ndërsa autori është vetëdorëzuar. Ndërkohë, mësohet se viktimat…

Aksident i rëndë në rrugën e Arbrit, makina bie në humnerë, lëndohen dy 22-vjeçarë

Një aksident i rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte në rrugën e Arbrit. Një automjet i cili po qarkullonte në…

Dhimbje e madhe / Ndahet nga jeta ne moshe te re..!

Të nderuar bashkëvendas, e nderuara familja Emini. Të piklluar sot morëm lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta , Vajza juaj Motra jonë Njomza Emini 💔😢 Për…

Pamje si nëpër filma, dy grupe përleshen mes vete, parkojnë veturat skaj rruge dhe i futen sherrit (Pamje)

Pamje si nëpër filma, dy grupe përleshen mes vete, parkojnë veturat skaj rruge dhe i futen sherrit (Pamje) Një skenë aspak e hijshme është parë në Mazgit…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *