Nëna dhe vëllai i saj, surprizuan me dy mesazhe emocionuese në “Big Love” aktoren Egla Ceno
Banorja nuk mundi t’i mbaj dot lotët, duke mos lexuar dot me zë, por u ndihmua nga Juli.
“Egla e mamit. Unë jam shumë mirë, prandaj dua që rrugëtimin tënd drejt finales ta ndjekësh sa më e qetë. Të uroj me gjithë zemër fitoren se je një vajzë që di të kujdesesh për njerëzit e tu të afërm, me karakter të fortë dhe virtyte të veçanta në shoqëri. Edhe një herë për mua mos u shqetëso se i kam harxhuar të gjitha. Të puth maku”, shkruan në mesazh nëna e Eglës.
“Shëndet. Hajt se kemi të tjera, po hë. As kemi as mbarojnë”, i përgjigjet ajo.
“Egla të kesh një motër si ti është privilegj! Kurrë s’më zhgënjeve pavarësisht vështirësive e stërkëmbshave që të kanë vendosur. Unë e di se ti lufton e vetme, por mos harro, unë do të jem mburoja jote duke qenë përherë aty për ty. Të dua pafund, je krenaria ime, Miri“, shkruan vëllai i Eglës.