“Më dilnin në ëndërr” Aida Shtino tregon të vërtetën pse u mbyll emisioni “Njerëz të humbur”

E ftuar në emisionin ‘Ku ke Humbur” në Top Albania Radio ka qenë moderatorja e mirënjohur Aida Shtino, e cila ka zbuluar më shumë detaje në lidhje me karrierën e saj ku gjithashtu ka rrëfyer edhe më shumë për jetën e saj personale.


Vite më parë, në ekranet shqiptare transmetohej emisioni më investigativ në Shqipëri. “Njerëz të Humbur” nga Aida Shtino, ishte programi i cili u ka kthyer në shtëpitë e tyre njerëzit më të dashur, të cilët me vite nuk gjendeshin. Hulumtimet në emision zakonisht fillonin nga kontakti i fundit i lajmëruar nga të afërmit e të zhdukurit dhe vazhdojnë mbi bazën e komunikimeve që fitoheshin përmes telefonatave apo interesimeve prej grupit te gazetarëve asistente të emisionit. I gjithë informacioni sigurohej mbi bazën e dëshmive nga personazhe të afërm apo miq të personit të zhdukur.

Për shkak të investimit të madh në kohë dhe përkushtim, stafi i këtij emisioni me në krye Aida Shtinon, arriti të ndërtonte një fenomen të paparë në ekranet televizive përsa i përket tematikës dhe ngjarjeve reale që zhvilloheshin. Por përse erdhi kjo mbyllje e këtij emisioni? Shkakun e vërtetë, Aida e tregon në këtë intervistë ekskluzive në “Ku ke humbur”:

NË FAKT, EMISIONI I FUNDIT ËSHTË TRANSMETUAR NË RTSH, NË RADIO TELEVIZIONIN PUBLIK SHQIPTAR. ISHTE VITI 2014 DHE EMISIONI I FUNDIT ISHTE NJË NGA MË TË SUKSESHMIT KU ATË NATË TRE RASTE KEMI PASUR DHE TË TREJA RASTET NE I KEMI GJETUR. TË NESËRMEN MUA MË THËRRASIN NË DREJTORI DHE MË THOJNË QË EMISONI DO TË MBYLLET, SEPSE NUK KA FOND. PA SHKAK. EDHE NUK E KAM THËNË SHPESHHERË, SEPSE INTERVISTAT E MIA KANË QENË SHUMË TË PAKTA NË MEDIA, POR PO E THEM ME TY KËTU SE KANË KALUAR VITE DHE KA QENË SI NJË FËMIJË QË UNË E RRITA ME SHUMË MUND E SAKRIFICA DHE ARRITI TË BËSHESHE NJË INSTITUCION. DHE NË MOMENTIN QË MË THANË QË SHIKO SE DO TË FIKEN DRITAT, NUK DO TË JENI MË, ATY ISHTE SIKUR DIÇKA U VENIT. KAM MARRË MAKINËN PASTAJ DHE MENDOJA SI DO T’JA THOJA STAFIT SE NE ISHIM TË TËRË TË LIDHUR. NËSE NDRYSHONIM TELEVIZION, I MERRJA TË GJITHË ME VETE SI REGJISOR, SI MONTAZHIER, SI GAZETARË, TË GJITHË ISHIN GRUP. LËVIZJET NUK KANË QENË PËR SHKAKUN TIM, POR SIÇ DIHET NË MEDIA. DHE KAM MARRË MAKINËN VETËM EDHE KAM ECUR DHE KA QENË NJË DITË SHUMË E MËRZITSHME PËR MUA. JAM MËRZITUR SHUMË.

DUHET TA SUPORTOJA NJËHERË ME VETEN TIME DHE PASTAJ T’JA TRANSMETOJA EDHE STAFIT. AJO QË MË KA DHEMBUR MË SHUMË ISHTE SESI DO T’JA THOJA FAMILJARËVE QË NA SHIKONIN SI NJË DRITARE KU ATA KËRKONIN FËMIJËT E TYRE. PASTAJ MË ËSHTË DASHUR TË LARGOHEM NGA MEDIA. TË QETËSOJA VETEN TIME. TË SHIKOJA KU ISHA. SE EDHE NË ËNDËRR MË DILNIN. SHIKOJA ËNDRRA ME NJERËZ QË KËRKOJA. ISHTE BËRË PJESË E JETËS SIME. ISHTE E PAMUNDUR TË SHKËPUTESHA, SEPSE NJERËZIT MË PËRNDIQNIN.

Related Posts

Ja çfarë gjatësie kishte Skënderbeu dhe sa fëmije kishte!

Kristo Frasheri i pyetur nga gazetarja Rudina Xhunga, se Skënderbeu ishte shumë trupmadh. Shpata që ai ka përdorur ka qenë shumë e madhe dhe e gjatë, e…

12 ngjarje të frikshme që kanë ndodhur vërtet, por që nuk mund të shpjegohen!

Ndërsa ne zakonisht mund të gjejmë një arsye për shumicën e gjërave që na ndodhin, ka disa situata që thjesht na lënë të habitur. Falë internetit, disa…

EMRAT/ Kush janë vëllezërit e vrarë në Roskovec, kapet autori

Altin Kuka është autori i vrasjes së dyfishtë në Roskovec. Lavdimir Kurtaj dhe Gramoz Kurtaj kanë mbetur të vrarë ndërsa autori është vetëdorëzuar. Ndërkohë, mësohet se viktimat…

Aksident i rëndë në rrugën e Arbrit, makina bie në humnerë, lëndohen dy 22-vjeçarë

Një aksident i rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte në rrugën e Arbrit. Një automjet i cili po qarkullonte në…

Dhimbje e madhe / Ndahet nga jeta ne moshe te re..!

Të nderuar bashkëvendas, e nderuara familja Emini. Të piklluar sot morëm lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta , Vajza juaj Motra jonë Njomza Emini 💔😢 Për…

Pamje si nëpër filma, dy grupe përleshen mes vete, parkojnë veturat skaj rruge dhe i futen sherrit (Pamje)

Pamje si nëpër filma, dy grupe përleshen mes vete, parkojnë veturat skaj rruge dhe i futen sherrit (Pamje) Një skenë aspak e hijshme është parë në Mazgit…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *