Gjyshërit marrin nipin 3-vjeçar dhe s’e kthejnë më, nëna mes lotësh: S’e kam parë prej 4 ditësh

Një 3-vjeçar në Durrës rezulton i humbur prej 4 ditësh.

Mamaja e tij thotë se pas vdekjes së bashkëshortit në një aksident rrugor, djali ka jetuar me të në shtëpinë e prindërve të saj në Kënetë, Durrës. Por pavarësisht kësaj, ajo nuk i ka ndaluar gjyshërit e djalit që ta vizitojnë nipin e tyre dhe ta marrin në shtëpi gjatë fundjavave.

Por vizita e fundit te gjyshërit nuk ka shkuar ashtu siç duhet, pasi djali nuk është kthyer më te mamaja në orarin e caktuar dhe kjo e fundit ka bërë denoncim në polici.

Pas denoncimit, policia ka ndaluar gjyshin 58-vjeçar i cili ka heshtur para hetuesve dhe nuk ka treguar ku ndodhet i mituri. Rexhep Gjuni, në fillim ka deklaruar se djali ndodhet në Kukës, por policia nuk e ka gjetur në vendndodhjen e dhënë prej tij.

Ka dyshime se nipi mund të jetë me gjyshen, pasi ajo nuk po gjendet dhe është shpallur në kërkim nga policia.

Nëna e fëmijës thotë se është e shqetësuar për të voglin e saj.

“Jam e shqetësuar. Nuk e di ku ndodhet fëmija im. Nuk e di nëse është mire. Kërkoj nga policia të bëjë të mundur gjetjen e tij. Nuk e di pse ndodhi kjo pasi nuk e kam penguar kurrë fëmijën të shkonte te gjyshërit e tij”. Dua çunin tim, policia e shteti të ma sjellin. Ka 4 ditë që se kam parë, a është gjallë, a e kanë marrë jashtë shtetit. Dua fëmijën tim, të gjendet sa më shpejt! (Qan)

Related Posts

Ja çfarë gjatësie kishte Skënderbeu dhe sa fëmije kishte!

Kristo Frasheri i pyetur nga gazetarja Rudina Xhunga, se Skënderbeu ishte shumë trupmadh. Shpata që ai ka përdorur ka qenë shumë e madhe dhe e gjatë, e…

12 ngjarje të frikshme që kanë ndodhur vërtet, por që nuk mund të shpjegohen!

Ndërsa ne zakonisht mund të gjejmë një arsye për shumicën e gjërave që na ndodhin, ka disa situata që thjesht na lënë të habitur. Falë internetit, disa…

EMRAT/ Kush janë vëllezërit e vrarë në Roskovec, kapet autori

Altin Kuka është autori i vrasjes së dyfishtë në Roskovec. Lavdimir Kurtaj dhe Gramoz Kurtaj kanë mbetur të vrarë ndërsa autori është vetëdorëzuar. Ndërkohë, mësohet se viktimat…

Aksident i rëndë në rrugën e Arbrit, makina bie në humnerë, lëndohen dy 22-vjeçarë

Një aksident i rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte në rrugën e Arbrit. Një automjet i cili po qarkullonte në…

Dhimbje e madhe / Ndahet nga jeta ne moshe te re..!

Të nderuar bashkëvendas, e nderuara familja Emini. Të piklluar sot morëm lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta , Vajza juaj Motra jonë Njomza Emini 💔😢 Për…

Pamje si nëpër filma, dy grupe përleshen mes vete, parkojnë veturat skaj rruge dhe i futen sherrit (Pamje)

Pamje si nëpër filma, dy grupe përleshen mes vete, parkojnë veturat skaj rruge dhe i futen sherrit (Pamje) Një skenë aspak e hijshme është parë në Mazgit…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *