Eleni Tolsaki është gazetarja greke e motit, e cila me prezantimin e saj ka tërhequr vëmendjen e shumë shikuesve edhe të njerëzve në rrjetet sociale.
Në videot që po bëhen virale edhe kur njofton për reshje, Elenei kërcen e këndon e gëzuar dhe entuziazmi i saj është arsyeja pse është bërë hit total në TikTok.
Eleni bën parashikimin e motit në kuadër të programit të mëngjesit dhe bashkë me të kërcejnë edhe drejtuesit dhe të ftuarit në studio.
“Parashikimi më i mirë i motit ndonjëherë”, “Ajo është mishërimi i lumturisë”, “Çdo ditë është me diell me të”, “Parashikuesja më e bukur ndonjëherë”, janë vetëm disa nga komentet poshtë videove virale.
Videot e saj kanë miliona shikime në internet.