Greqia do të blejë 35 helikopterë të shërbimeve të përgjithshme UH-60M Blackhawk të prodhimit amerikan, njoftoi gjigandi i mbrojtjes Lockheed Martin.
“Qeveria e Greqisë nënshkroi një Letër Oferte dhe Pranimi (LOA) duke zyrtarizuar synimin e saj për të blerë 35 helikopterë UH-60M Black Hawk të ndërtuar nga Sikorsky, një kompani Lockheed Martin”, tha firma e mbrojtjes në një deklaratë.
Sipas deklaratës, marrëveshja, për të cilën media greke raportoi se vlen rreth 1.24 miliardë dollarë, përfshin trajnimin e personelit dhe pajisje trajnimi përveç makinerive.
Marina Greke tashmë operon versionin më të vjetër 11 S-70B6 të familjes Blackhawk.
Në mars 2023, Marina Greke mori gjithashtu tre helikopterë më të rinj MH-60R, nga shtatë të porositura fillimisht.