Nuk di të lexoj Kuran me shkronjat arabe, a e kam shpërblimin e njëjtë nëse lexoj Kuranin në gjuhën shqipe?


Pyetje: Nuk di të lexoj Kuran me shkronjat arabe, a e kam shpërblimin e njëjtë nëse lexoj Kuranin në gjuhën shqipe?

Përgjigje: Leximi dhe këndimi i Kuranit me shkronja arabe është adhurim më vete dhe i posaçëm. Për këtë Profeti (alejhissalatu uesselam) ka thënë: “Kush lexon një shkronjë nga Kurani do të shpërblehet për të dhe shpërblimi shumëfishohet dhjetëfish. Nuk them se Elif Lam Mim janë një shkronjë, por secila me vete konsiderohet shkronjë .” Transmetoi Tirmidhiu nr. 2910.

Kjo nuk do të thotë se nëse e lexon Kuranin me përkthim në një gjuhë tjetër nuk ka shpërblime, mirëpo sevapet që shumëfishohen në dhjetëfish për çdo shkronjë janë të veçanta kur Kurani lexohet në gjuhën arabe. Andaj këshillojmë që ai cili ka mundësi të mësojë shkronjat arabisht dhe rregullat e leximit për t’u futur vetë në leximin dhe këndimin e Kuranit, për të përfituar shpërblimet që u përmendën në hadith, mos të neglizhojë. Kjo gjë bën të lidhesh me fjalën e Zotit më shumë dhe të bën ta ndjesh atë, për shkak se Kurani si fjalë e Tij ka zbritur në gjuhën arabe dhe të afron me Zotin më tepër. Ndërkohë ai që akoma nuk ka mundur të mësojë leximin në gjuhën arabe, ose e ka shumë të vështirë ta mësojë, mund ta lexojë përkthimin e Kuranit në gjuhën shqipe, sepse qëllimi i mirë për të qëndruar lidhur me Kuranin dhe për të lexuar përkthimin e tij, është një punë e mirë e cila patjetër që vlerësohet. Për këtë Allahu i Lartësuar ka thënë: “Vërtet Allahu nuk e humb shpërblimin e besimtarëve.” (Ali Imran: 171)

Për të pasur sa më shumë sevape, lexuesi i përkthimit të Kuranit në një gjuhë tjetër nga arabishtja, duhet të mundohet të mësojë nga ajo që lexon, të meditojë e të përkujtojë veten me mësimet e Kuranit. Në këtë mënyrë ai do të vlerësohet më shumë, sepse leximin e tij e kthen në studim dhe përkushtim ndaj Zotit Fuqiplotë. Kjo vlen edhe për lexuesit e Kuranit në gjuhën arabe, për të shumëfishuar sevapet e tyre mbi dhjetëfish.

Allahu e di më së miri!

Komisioni i Pyetje & Përgjigjeve pranë LHSH

Related Posts

Ja çfarë gjatësie kishte Skënderbeu dhe sa fëmije kishte!

Kristo Frasheri i pyetur nga gazetarja Rudina Xhunga, se Skënderbeu ishte shumë trupmadh. Shpata që ai ka përdorur ka qenë shumë e madhe dhe e gjatë, e…

12 ngjarje të frikshme që kanë ndodhur vërtet, por që nuk mund të shpjegohen!

Ndërsa ne zakonisht mund të gjejmë një arsye për shumicën e gjërave që na ndodhin, ka disa situata që thjesht na lënë të habitur. Falë internetit, disa…

EMRAT/ Kush janë vëllezërit e vrarë në Roskovec, kapet autori

Altin Kuka është autori i vrasjes së dyfishtë në Roskovec. Lavdimir Kurtaj dhe Gramoz Kurtaj kanë mbetur të vrarë ndërsa autori është vetëdorëzuar. Ndërkohë, mësohet se viktimat…

Aksident i rëndë në rrugën e Arbrit, makina bie në humnerë, lëndohen dy 22-vjeçarë

Një aksident i rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte në rrugën e Arbrit. Një automjet i cili po qarkullonte në…

Dhimbje e madhe / Ndahet nga jeta ne moshe te re..!

Të nderuar bashkëvendas, e nderuara familja Emini. Të piklluar sot morëm lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta , Vajza juaj Motra jonë Njomza Emini 💔😢 Për…

Pamje si nëpër filma, dy grupe përleshen mes vete, parkojnë veturat skaj rruge dhe i futen sherrit (Pamje)

Pamje si nëpër filma, dy grupe përleshen mes vete, parkojnë veturat skaj rruge dhe i futen sherrit (Pamje) Një skenë aspak e hijshme është parë në Mazgit…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *