Teleskopi Event Horizon (EHT) ndau një foto të qartë të vrimës së zezë supermasive Shigjetari A* që ndodhet në qendër të galaktikës së Rrugës së Qumështit. Shigjetari A*, të cilin shkencëtarët e kapën për herë të parë në maj 2022, ndodhet në qendër të Rrugës së Qumështit.
Astronomët kanë marrë imazhin e parë të kësaj vrime të zezë supermasive të parë në dritë të polarizuar.
Falë imazhit, mund të vërehen edhe fusha magnetike rreth vrimës së zezë.
Imazhi i parë i vrimës së zezë u publikua nga EHT në vitin 2019. Kjo vrimë e zezë ndodhet në qendër të galaktikës M87, e cila është 55 milionë vite dritë larg nga Toka.
Vrima e zezë e fotografuar, e cila është 6.5 miliardë herë më e madhe se Dielli, ndodhet në galaktikën M87, 54.8 milionë vite dritë larg nga Galaktika e Rrugës së Qumështit./TetovaNews