Kush ishte Hoxha nga Mitrovica që ua mësonte fshehtas nxënësve shkrimin e leximin në gjuhën shqipe, në kohën kur gjuhë mësimi ishte serbishtja?


Ahmet Efendi Mustafa, u lind në vitin 1880 në Mitrovicë. Shkollen fillore(mejtepin) dhe të mesmen(ruzhdije) i kreu në vendlindje, ndërsa Shkollën Normale në serbishte në Shkup. Gjatë Luftës së Parë, bashkë me profesor Ferid Bajramin, hapën shkollat shqipe në Mitrovicë.

Në kohën midis dy luftërave botërore ishte mësues feje në shkollat fillore shtetërore, në të cilat gjuhë mësimi ishte serbishtja, por Ahmet Efendiu, nxënësve shqiptarë, pos lëndëve të fesë, ua mësonte fshehtas shkrim-leximin në gjuhën shqipe.Ai u shpërndante fshehurazi nxënësve të tij abetaret dhe librat që silleshin ilegalisht nga Shqipëria. Gjatë viteve 1941-1944 ishte mësues e inspektor i shkollave shqipe jo vetëm në Mitrovicë, por edhe në trojet tjera shqiptare.

Pas LDB-së Ahmet Mustafa u angazhua për organizimin e arsimit shqip dhe një vit ishte drejtor i shkollës fillore shqiptare e deri në pension me 1948, kryetar i Kuvendit të Qytetit të Mitrovicës.Kur në fillim të viteve 50-ta filluan të hapen shkolla në gjuhën turke, për qëllime politike, organet e pushtetit bënë presion për ta detyruar që të punojë në shkollat turke. Nuk pranoi në asnjë mënyrë, duke theksuar se në Mitrovicë nuk ka popullatë turke.Kur u hap Medreseja në Prishtinë, dy vjet ishte drejtor i saj dhe u angazhua për hartimin dhe sigurimin e teksteve mësimore në gjuhën shqipe. Gëzonte autoritet të madh në popull për punën e tij shumëvjeçare në organizimin e jetës arsimore.Vdiq më 1990 në Mitrovicë.

Me Dekretin e presidentit të Republikës së Shqipërisë, dr.Sali Berishës Nr.811 dt.11 prill 1994, u dekorua bashkë me arsimtarë të tjerë që hapën ose shërbyen në shkolla shqipe në Shqipërinë Veriore e Lindore jashtë kufijve politikë të vitit 1913 të shtetit Shqiptar në vitet 1941-1944./Ditori/

Related Posts

Ja çfarë gjatësie kishte Skënderbeu dhe sa fëmije kishte!

Kristo Frasheri i pyetur nga gazetarja Rudina Xhunga, se Skënderbeu ishte shumë trupmadh. Shpata që ai ka përdorur ka qenë shumë e madhe dhe e gjatë, e…

12 ngjarje të frikshme që kanë ndodhur vërtet, por që nuk mund të shpjegohen!

Ndërsa ne zakonisht mund të gjejmë një arsye për shumicën e gjërave që na ndodhin, ka disa situata që thjesht na lënë të habitur. Falë internetit, disa…

EMRAT/ Kush janë vëllezërit e vrarë në Roskovec, kapet autori

Altin Kuka është autori i vrasjes së dyfishtë në Roskovec. Lavdimir Kurtaj dhe Gramoz Kurtaj kanë mbetur të vrarë ndërsa autori është vetëdorëzuar. Ndërkohë, mësohet se viktimat…

Aksident i rëndë në rrugën e Arbrit, makina bie në humnerë, lëndohen dy 22-vjeçarë

Një aksident i rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte në rrugën e Arbrit. Një automjet i cili po qarkullonte në…

Dhimbje e madhe / Ndahet nga jeta ne moshe te re..!

Të nderuar bashkëvendas, e nderuara familja Emini. Të piklluar sot morëm lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta , Vajza juaj Motra jonë Njomza Emini 💔😢 Për…

Pamje si nëpër filma, dy grupe përleshen mes vete, parkojnë veturat skaj rruge dhe i futen sherrit (Pamje)

Pamje si nëpër filma, dy grupe përleshen mes vete, parkojnë veturat skaj rruge dhe i futen sherrit (Pamje) Një skenë aspak e hijshme është parë në Mazgit…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *