Cili djath është më i shëndetshëm? Kjo është zgjedhja numër një


Djathi ka një histori të pasur në kuzhinë dhe njerëzit e kanë prodhuar prej më shumë se 4000 vjetësh. Sot ka 2.000 lloje, ndaj është logjike të pyesim: cili është djathi më i shëndetshëm?

Studimet e kryera në vite kanë konfirmuar një lidhje midis marrjes së lartë të yndyrave të ngopura nga produktet e qumështit dhe një rreziku më të lartë të sëmundjeve të zemrës.

Megjithatë, bulmeti me yndyrë të plotë mund të mos jetë aq i pashëndetshëm sa mendohej më parë, sipas hulumtimeve të fundit.

Një përmbledhje e studimeve të vitit 2023 arriti në përfundimin se djathi është “i pasur me lëndë ushqyese” dhe ka “përfitime neutrale deri në mesatare për shëndetin e njeriut”.

“Edhe pse përmban yndyra të ngopura, djathi përmban lëndë ushqyese të dobishme si proteina dhe kalcium”, thotë dietologia Natalie Rizo për Today.

Për shembull, një fetë çedar ka pesë gramë yndyrë të ngopur, por edhe shtatë gramë proteina dhe siguron 14% të vlerës së rekomanduar ditore të kalciumit.

Përveç kësaj djathi përmban vitamina A dhe B.

Por cili djath është më i shëndetshmi?

“Unë do të thosha se zgjedhja më e shëndetshme është djathi i freskët dhe jo ai i stazhionuat. Ka më pak yndyrë të ngopur dhe më shumë proteina se shumica e djathrave të tjerë,” vëren Rizzo.

Një filxhan me 100 gramë gjizë me pak yndyrë ka:

90 kalori 12 gramë proteina 2.5 gramë yndyrë 5 gramë karbohidrate 125 miligramë kalcium (10% vlera ditore)

Në vend të dytë janë djathërat e butë si rikota ose mocarela, të cilët janë bërë nga qumështi me pak yndyrë ose i skremuar, pra kanë më pak yndyrë të ngopur dhe në përgjithësi janë më të shëndetshëm.

“Djathërat e fortë si parmixhani, çedar dhe ai zviceran janë natyrisht më të ulët në laktozë, kështu që njerëzit me intolerancë ndaj laktozës mund të përfitojnë nga zgjedhja e këtyre produkteve.

Në përgjithësi, çdo djathë është i mirë në moderim, dhe përmbajtja ushqyese ndryshon vetëm pak midis varieteteve”, thotë Rizzo.

Megjithatë, për ata që janë të përvëluar pas djathit, zgjedhje kryesore veç gjizës, mbetet djathi i dhisë. Ka më pak yndyrë se gjithë djathrat e tjerë dhe për rrjedhojë është më i mirë se të tjerët për shëndetin. /noa.al

Related Posts

Ja çfarë gjatësie kishte Skënderbeu dhe sa fëmije kishte!

Kristo Frasheri i pyetur nga gazetarja Rudina Xhunga, se Skënderbeu ishte shumë trupmadh. Shpata që ai ka përdorur ka qenë shumë e madhe dhe e gjatë, e…

12 ngjarje të frikshme që kanë ndodhur vërtet, por që nuk mund të shpjegohen!

Ndërsa ne zakonisht mund të gjejmë një arsye për shumicën e gjërave që na ndodhin, ka disa situata që thjesht na lënë të habitur. Falë internetit, disa…

EMRAT/ Kush janë vëllezërit e vrarë në Roskovec, kapet autori

Altin Kuka është autori i vrasjes së dyfishtë në Roskovec. Lavdimir Kurtaj dhe Gramoz Kurtaj kanë mbetur të vrarë ndërsa autori është vetëdorëzuar. Ndërkohë, mësohet se viktimat…

Aksident i rëndë në rrugën e Arbrit, makina bie në humnerë, lëndohen dy 22-vjeçarë

Një aksident i rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte në rrugën e Arbrit. Një automjet i cili po qarkullonte në…

Dhimbje e madhe / Ndahet nga jeta ne moshe te re..!

Të nderuar bashkëvendas, e nderuara familja Emini. Të piklluar sot morëm lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta , Vajza juaj Motra jonë Njomza Emini 💔😢 Për…

Pamje si nëpër filma, dy grupe përleshen mes vete, parkojnë veturat skaj rruge dhe i futen sherrit (Pamje)

Pamje si nëpër filma, dy grupe përleshen mes vete, parkojnë veturat skaj rruge dhe i futen sherrit (Pamje) Një skenë aspak e hijshme është parë në Mazgit…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *