Vajza Defrim Metahasanit fiton betejën me tumorin, rrëfen përjetimet në një vit brenda spitalit: Më dhimbte zemra për…

Ajo tregon se tani për tani betejën e ka fituar, ndërsa thekson se më e rëndësishmja është lufta që vjen më pas.


“Fale Zotit dhe mjekeve, tani per tani betejen e fitova, por me e rendesishmja eshte lufta qe vjen pas! Te jetuarit e kemi ne dore ne, duke e shijuar e duke i buzeqeshur momenteve te bukura qe na krijojne kujtimet me njerezit qe duam! Lutem per te gjithe ata qe po perjetojne te njejten situate, mos e humbisni kurre shpresen, ki besim tek Zoti dhe vetja jote e kapu fort pas muzes qe te frymezon. Dielli do te dale perseri pavaresisht rrebeshit qe po perballeni, se fuqia e lutjeve “shkund” malet”, shkruan ndër të tjera ajo.
Postimi:
Ti je e forte Luna!

Kjo ishte fraza qe kam degjuar me shume vitin e fundit, aq shume sa me duket se eshte me e degjuara ne te gjithe jeten time, nga te njohur e te panjohur qe u solidarizuan me mua ne luften me kancerin. Sa peshe mbante kjo fjali kur e degjoja, sepse pertej luftes psikologjike me veten, une duhet te buzeqeshja dhe tregohesha e forte per familjen time edhe kur nuk ndihesha e tille, e ti siguroja ato se ajo semundje e eger qe kafshon jeten me shpejtesi sketerre, mua sdo te me mundte dot! Kisha degjuar plot raste suksesi qe me benin te ndihesha optimiste edhe pse e dija qe fati eshte i paracaktuar… por me dhembte zemra per te gjithe ata qe e humben kete lufte, apo diagnostikoheshin si raste te reja paralelisht me mua! I kuptoja plotesisht vuajtjet, portretin me lot apo dhimbjen qe pllakosej ne syte e tyre qe kerkonin pafajesisht nje rreze shprese per jeten!

Kam preferuar ta kaloj ne heshtje dhe ne qetesine time kete situate aspak te zakonshme e plot me siklete. Por smund te jem indiferente ndaj qindra mesazheve qe kam marr une dhe familja ime apo lutjeve qe keni bere per mua, ju jam thellesisht mirenjohese cdo lutje e perzemert, cdo ndihme e juaja morale dhe financiare nga miqte e farefisi, ka qene nje gur i rendesishem ne themelin e forte qe ndertova per nje fillim te ri!

1 vit beteje e shoqeruar me qindra paciente ne pavionin e onko-hematologjise, me mesoi qe jeta eshte shume e shkurter per ti lene gjerat neser dhe se ne njerezit, e ngarkojme veten apo ushqejme shqetesime te kota ne koken tone, edhe per ato gjera qe nuk i kemi aspak ne dore, apo sdo te ndodhin ndonjehere. Shendeti eshte bekimi me i madh qe kemi, e vetem kur na mungon, ia kuptojme vleren! Duke nxituar pas punes, streseve qe na ngarkon shoqeria ku jetojme, monotonise qe na mbyt e kerkojme te arratisemi pas ekranit te smartphone, ne kemi harruar te jetojme, te ecim zbathur ne natyre, te ndjekim nje pasion te hershem, te provojme nje sport te ri apo te bejme dicka per veten tone!

Fale Zotit dhe mjekeve, tani per tani betejen e fitova, por me e rendesishmja eshte lufta qe vjen pas! Te jetuarit e kemi ne dore ne, duke e shijuar e duke i buzeqeshur momenteve te bukura qe na krijojne kujtimet me njerezit qe duam! Lutem per te gjithe ata qe po perjetojne te njejten situate, mos e humbisni kurre shpresen, ki besim tek Zoti dhe vetja jote e kapu fort pas muzes qe te frymezon. Dielli do te dale perseri pavaresisht rrebeshit qe po perballeni, se fuqia e lutjeve “shkund” malet

Related Posts

Ja çfarë gjatësie kishte Skënderbeu dhe sa fëmije kishte!

Kristo Frasheri i pyetur nga gazetarja Rudina Xhunga, se Skënderbeu ishte shumë trupmadh. Shpata që ai ka përdorur ka qenë shumë e madhe dhe e gjatë, e…

12 ngjarje të frikshme që kanë ndodhur vërtet, por që nuk mund të shpjegohen!

Ndërsa ne zakonisht mund të gjejmë një arsye për shumicën e gjërave që na ndodhin, ka disa situata që thjesht na lënë të habitur. Falë internetit, disa…

EMRAT/ Kush janë vëllezërit e vrarë në Roskovec, kapet autori

Altin Kuka është autori i vrasjes së dyfishtë në Roskovec. Lavdimir Kurtaj dhe Gramoz Kurtaj kanë mbetur të vrarë ndërsa autori është vetëdorëzuar. Ndërkohë, mësohet se viktimat…

Aksident i rëndë në rrugën e Arbrit, makina bie në humnerë, lëndohen dy 22-vjeçarë

Një aksident i rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte në rrugën e Arbrit. Një automjet i cili po qarkullonte në…

Dhimbje e madhe / Ndahet nga jeta ne moshe te re..!

Të nderuar bashkëvendas, e nderuara familja Emini. Të piklluar sot morëm lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta , Vajza juaj Motra jonë Njomza Emini 💔😢 Për…

Pamje si nëpër filma, dy grupe përleshen mes vete, parkojnë veturat skaj rruge dhe i futen sherrit (Pamje)

Pamje si nëpër filma, dy grupe përleshen mes vete, parkojnë veturat skaj rruge dhe i futen sherrit (Pamje) Një skenë aspak e hijshme është parë në Mazgit…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *